• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lajm i mirë nga Gjermania, priten lehtësime për bashkimin familjar

08:48 : 07/03/2022
në BOTA

Që nga hyrja në fuqi e Rregullores së Ballkanit Perëndimor, mijëra punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë gjetur punë e kanë filluar një jetë të re në Gjermani. Si rregull pas dy vjetësh, por edhe në varësi të llojit të lejes së qëndrimit në Gjermani, ata mund të bashkohen me familjet e tyre.

Sigurisht për këtë duhet të plotësohen disa kritere, si psh të ardhurat e mjaftueshme, të rregulluara në bazë kategorish nga ligjëvënësi, të cilat do të mundësonin që bashkëshorti/tja e fëmijët apo të tjerë të kishin një jetesë normale nga rroga e familjares apo familjarit që fiton të ardhurat. Edhe gjuha në nivele të caktuara kërkohet ndër kriteret e tjera për arritjen e bashkimit familjar në Gjermani.

Por megjithëse shumë vetë i plotësojnë kriteret, për familjarët kthehet në një kohë të mundimshme e shpesh dëshpëruese pritja për të marrë së pari një orar për shtrimin e kërkesës për vizë e më pas marrja e vizës. Një pritje që jo rrallë e kalon një vit.

Të lodhur nga kjo, jo pak vetë marrin rrugën e vijnë në Gjermani, duke shpresuar të zgjidhin problemin e vizës në vend. Një rrugë, të cilën ekspertët e bashkimit familjar nuk e rekomandojnë, sepse familjarët përballen pastaj me vështirësi të tjera, kur nuk respektohen rregulloret.

MPJ: Do të ketë lehtësime për procedurën e vizave për bashkimin familjar

Lexo edhe:

Samiti i G7-s për Merzin: Testi pas overturës në Zyrën Ovale

U la jashtë Kupës së Botës, Armando Broja drejt Gjermanisë! Ja dy ekipet që e kërkojnë sulmuesin

Ministria e Jashtme e Gjermanisë është e vetëdijshme për këto vonesa. Në një prononcim të fundit për DW, zyra e shtypit thotë, se në dy vitet e fundit për shembull në ambasadat e Beogradit dhe Prishtinës është arritur që të reduktohen kohët e pritjes për viza për bashkimin familjar.

Kurse në ambasadat në Sarajevë, Shkup dhe Tiranë kohët e pritjes për një orar për aplikimin për vitën e baashkimit familjar edhe më tej konsistojnë në 6 muaj dhe deri në 9 muaj. Në Podgoricë nuk ka pasur kohë pritjeje para pandemisë, dhe përmes sistemit online mund të merrje një orar brenda pak ditësh.

“Ministria e Jashtme punon me intensitet që të rrisë kapacitetet e përfaqësive të huaja jashtë për pranimin e kërkesës për vizë dhe përpunimin e saj, me qëllim të uljes së kohës së pritjes. Por përpjekjet aktuale vështirësohen edhe për shkak të situatës së vazhdueshme të pandemisë dhe me masat që lidhen me mbrojtjen e punonjësve dhe vizitorëve”, thuhet në prononcimin e Ministrisë së Jashtme në Berlin për DW.

Pak shpresa mund të kenë aplikuesit e bashkimit familjar për të ardhmen. Jo vetëm zbutja e gjendjes së pandemisë, por edhe planet e koalicionit të ri qeveritar gjerman për bashkimin familjar pritet të çojnë në përmirësimin e gjendjes.

Shpesh organizatat e azilit apo ekspertët në Gjermani,kanë ngritur zërin, se familjet kanë një të drejtë për bashkim dhe se është e padurueshme ndarja për një kohë të gjatë e tyre. Partitë e koalicionit qeveritar, SPD, Të Gjelbrit dhe liberalët kanë premtuar përmirësime. Në marrëveshje theksohet, se “dhënia e vizës do të përshpejtohet dhe digjitalizohet më shumë”.

Këtë e konfirmon edhe zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme në Berlin. “Krahas masave organizuese në marrëveshjen e koalicionit janë parashikuar edhe lehtësime të tjera për procedurën e vizave për bashkimin familjar, të cilat pas zbatimit mund të çojnë po ashtu në zvogëlimin e kohës së pritjeve.”

Ministria e Jashtme gjermane i tha DW, se për zbatimin e këtyre lehtësimeve që kërkojnë pjesërisht edhe ndryshime ligjore, kjo ministri është në këmbim të ngushtë me ministritë përkatëse./DW

Etiketa: bashkim familjargjermanialehtesim

Lajme të lidhura

BOTA

Samiti i G7-s për Merzin: Testi pas overturës në Zyrën Ovale

15:00 : 15/06/2025
SPORT

U la jashtë Kupës së Botës, Armando Broja drejt Gjermanisë! Ja dy ekipet që e kërkojnë sulmuesin

13:30 : 11/06/2025
BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
BOTA

Analiza: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

08:23 : 10/06/2025
SPORT

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

18:59 : 08/06/2025
BOTA

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

16:17 : 07/06/2025
Para

''Rusia po përgatitet për të sulmuar Kievin'', Ukraina bën paralajmërimin e fortë

TË GJITHA

Mes golfit dhe tenisit, influencerja amerikane ngre temperaturat me pozat seksi/ FOTO

09:40 : 16/06/2025

Kur përfundon i “nxehti afrikan” në Shqipëri? Meteorologu e zbulon: Presim shi ditën…

09:30 : 16/06/2025

Mbolli kanabis buzë përroit të fshatit, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec/ EMRI

09:29 : 16/06/2025

Vrau ish-gruan me thikë, shqiptari: Kisha tentuar edhe 3 herë të tjera ta ekzekutoja

09:19 : 16/06/2025

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

09:08 : 16/06/2025

Konflikti Iran-Izrael: Merz mban qëndrim të qartë

09:07 : 16/06/2025

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet”, Leyen: Diplomacia, zgjidhja më e mirë për Iranin

09:04 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com