Avokati Altin Goxhaj ka akuzuar kryeministrin Rama si armikun më të madh të Kosovës në Ballkan.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘’Facebook’’ ai është shprehur i revoltuar për faktin se Rama zgjedh të përkrahë Serbinë edhe pasi ai vendosi të refuzojë sanksionet kundër Rusisë.
‘’Në momentin që shqiptarët nxjerrin një përfitim nga konflikti Ruso-Ukrainas, del Rama dhe ia fut Kosovës duke shpëtuar Serbinë. Rama është armiku më i madh i Kosovës në Ballkan, pas Serbisë’’,- shkroi ndër të tjera avokati.












