• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rusia vazhdon përparimet në Ukrainë, zhvillimet e fundit nga fronti i luftës

10:54 : 02/03/2022
në BOTA

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Spanja ndihmon Ukrainën me armë

Spanja do të furnizojë Ukrainën me “armë sulmi”, ka thënë të mërkurën kryeministri i këtij shteti, Pedro Sanchez para Parlamentit.

“Dua t’ju njoftoj se Spanja do të ofrojë po ashtu ndihmë ushtarake për rezistencën ukrainase”, ka thënë Sanchez para deputetëve. Deri më tani Spanja ka ofruar ndihmë vetëm në kuadër të pakos së Bashkimit Evropian, i cili është pajtuar për të ndarë 450 milionë euro për të blerë armë për Ukrainën.

Sanchez ka thënë se vendimi i presidentit rus, Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën është “përpjekje brutale për të ndalur ndërtimin e Evropës mbi baza dhe vlera të kundërta prej asaj që përfaqëson autoritarizmi”.

Lexo edhe:

Takimi Putin-Trump, udhëheqësi rus: I dobishëm dhe afron vendimet e nevojshme

Samit Trilateral në horizont, Europa kërkon zgjidhje për Ukrainën

Ukraina pretendon se ka vrarë 5,840 trupa ruse

Përveç raportimeve se 5,840 trupa ruse janë vrarë, autoritetet ukrainase kanë thënë se janë shkatërruar edhe 30 aeroplanë, 31 helikopterë, mbi 200 tanke, mbi 800 makina të armatosura patrulluese, 85 sisteme të artilerisë, mbi 350 makina dhe 40 pajisje MLRS për lansim të raketave.

Forcat e armatosura ukrainase kanë thënë se të dhënat preliminare përfaqësojnë të gjitha humbjet e forcave ruse prej nisjes së pushtimit. Radio Evropa e Lirë nuk i ka konfirmuar ato.

Ministri britanik: Pushtimi i Ukrainës do të jetë “shumë i vështirë” për Rusinë

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Ëallace, ka thënë se Rusia përballet me “sfidë të madhe” për të hyrë në qytetet kryesore ukrainase, pasi forcat e armatosura dhe civilët pritet të luftojnë armikun me të gjitha mjetet e mundshme.

Ai ka thënë se është pjesë e doktrinës ushtarake ruse që të rrethojë qendrat urbane të qyteteve dhe të bombardojë “pa bërë dallim” derisa të mbetet një pjesë e vogël e popullsisë nga e cila mund të marrë atë që ka mbetur.

Mirëpo ai ka thënë se madhësia gjeografike e Ukrainës dhe popullsia prej 44 milionë banorëve, do ta bënte pushtimin nga Rusia “shumë të vështirë”.

“Pushtimi i një shteti me forcë dërrmuese është një gjë dhe pushtimi i një populli me 44 milionë banorë që nuk të do, është diçka krejt tjetër”.

Ai ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se nuk është në favor që NATO-ja të marrë vendim për ndalim të fluturimeve, duke thënë se çfarëdo shkelje e vendimit prej anës së Rusisë, “mund të çojë në luftë përreth Evropës”.

Pse është i rëndësishëm Hersoni për Rusinë?

Ministria ruse e Mbrojtjes po pretendon se ka marrë kontrollin e Hersonit. Ky qytet ka 300 000 banorë. Nëse këto pretendime vërtetohen, Hersoni do të bëhet qyteti më madh ukrainas në duart e rusëve. Hersoni është i rëndësishëm për portin që ka në Detin e Zi dhe njihet si qendër industriale.

Kontrollimi i Hersonit nënkupton kontrollimin e një burimi të madh të ujit po ashtu. Ukraina ka vendosur digë në kanalin e Krimesë Veriore, pasi Rusia ka pushtuar Gadishullin e Krimesë më 2014.

Prej atëherë pjesa më e madhe e ujit të freskët është bllokuar në drejtim të Krimesë, duke shkaktuar probleme me furnizim në rajonin e aneksuar. Një nga shënjestrat e para të ushtrisë ruse ka qenë zhbllokimi i digës dhe rikthimi i furnizimeve në Krime.

Pajisjet ushtarake ruse kanë hyrë në qendër të Hersonit natën e kaluar. Kryetari i qytetit, Igor Kolyikhayev, ka thënë të mërkurën se qytetit i duhet një mrekulli. /Rel/

Etiketa: luftimeukrainazhvillimet

Lajme të lidhura

BOTA

Takimi Putin-Trump, udhëheqësi rus: I dobishëm dhe afron vendimet e nevojshme

18:44 : 16/08/2025
BOTA

Samit Trilateral në horizont, Europa kërkon zgjidhje për Ukrainën

12:33 : 16/08/2025
BOTA

“Miliona jetë mund të shpëtohen”/ Trump: Duhet “Marrëveshje Paqeje”, jo armëpushim

11:44 : 16/08/2025
BOTA

Analiza: Pa marrëveshje në Alaskë, por Putin sërish largohet me disa fitore të mëdha

08:48 : 16/08/2025
AKTUALITET

Gjeneral Piro Ahmetaj: Besimplotë se në Alaska, Trump do të imponojë ndalimin e luftës në Ukrainë!

13:27 : 15/08/2025
BOTA

Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

09:42 : 15/08/2025
Para

Putin nis çmilitarizimin e Ukrainës, parashutistët sulmojnë Harkivin

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com