Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës (shërbimet sekrete ushtarake) ka bërë të ditur se është duke punuar për të zbuluar vendosjen e armikut dhe kjo është arsyeja që po rri e “heshtur”.
“Të dashur ukrainas, na falni për heshtjen e përkohshme. Shumë punë po bëhet, nëse e keni parasysh se për çfarë e kemi fjalën….
Ne po punojmë 24/7, për të gjetur vendet e trupave dhe mjeteve ushtarake të pushtuesit, për t’i shkatërruar pa mëdyshje. Armiku do të shkatërrohet. Rroftë Ukraina. Vdekje armiqve”, thuhet në një postim.
Autoritetet e mbrojtjes së Ukrainës njoftojnë vazhdimisht dhe mobilizojnë qytetarët, përmes faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.