Ushtria ruse pretendon se ka fituar kontrollin mbi hapësirën ajrore të Ukrainës.
“Aviacioni rus ka fituar epërsi ajrore mbi të gjithë territorin e Ukrainës,” tha në një deklaratë gjeneralmajor Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse.
Lajmi raportohet nga CNN, i cili thekson se nuk mund ta verifikojë këtë deklaratë.
Që nga fillimi i luftës, ushtria ruse ka bërë pretendime të pasakta në lidhje me operacionet e saj ushtarake, raporton CNN.