Në kuadër të operacionit anti-drogë të organizuar në të gjithë vendin, në qarkun e Vlorës janë kontrolluar rreth 300 objekte, por nuk jane konstatuar bimë narkotike.
Morën pjesë rreth 80 forca policie dhe 3 grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Operacioni është zhvilluar në Vlorë, Selenicë dhe Himarë.