Pornostarja afgane, Jasmina Ali ka folur për aspekte të panjohura të jetës së saj në një intervistë për New York Post.
28-vjeçarja u bë e njohur për publikun në vitin 2018, kur babai dhe kushëriri i saj u arrestuan, pasi dyshoheshin se kishin komplotuar për të vrarë pornostaren, pasi kjo e fundit kishte njollosur nderin e familjes për shkak të punës së saj.
Dyshohet se babai në bashkëpunim me kushëririn kishin porositur një vrasës me pagesë për të vrarë pornostaren.
“Unë nuk kam asnjë kontakt me familjen time dhe kështu ata nuk më kanë thënë personalisht se si ndihen për karrierën time aktuale. Prindërit e mi gjithmonë përpiqeshin të më trembnin, duke përdorur kërcënime me Zotin, ferrin, dënime të ndryshme. Babai im më kishte kërcënuar se do të më vriste nëse do të lija fenë islame, pasi sipas tij njollosja fenë time, kulturën afgane dhe nderin e familjes sime. Megjithatë, në fund të fundit, kjo është jeta ime dhe nuk më intereson se si ndihen të tjerët për karrierën time. Unë ndjek zemrën time dhe bëj atë që dua, sepse kjo është jeta ime, trupi im, të drejtat e mia.”
Jasmina ka lindur në Kabul në vitin 1993. Pasi kaloi vitet e para të jetës së saj nën hijen e regjimit taliban , ajo emigroi në Mbretërinë e Bashkuar me familjen e saj në fillim të viteve 2000. Ajo thotë se familja e saj konservatore nuk e linte aspak të lirë, duke i bërë presion për çdo gjë.
Kur arriti në moshën e adoleshencës, ajo u “arratis” nga familja e saj dhe u martua me fotografin hebre David Cohen. Hoqi dorë nga feja, çliroi seksualitetin e saj dhe filloi karrierën në industrinë e pornografisë.
“Ajo që më befasoi kur fillova të punoja në këtë fushë ishte se sa mirë paguheshin gratë në krahasim me kolegët e tyre burra. Në fusha të tjera profesionale ndodh shpesh që gratë me më shumë kualifikime dhe eksperienca të paguhen më pak se kolegët e tyre burra dhe të mos të gëzojnë njëjtin respekt”- tregoi ajo.







