Profesori nga Vushtria e Kosovës, Lulzim Peci u përball me kritika në rrjete sociale pas videove të kërcimit të publikuara në “Tik-Tok”.
Aktorja dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi i ka dalë në mbrojtje profesorit i cili u kritikua ashpër edhe nga bashkëpartiakja e saj, Fjolla Ujkani.
Adriana publikoi në llogaritë e saj personale në Instagram dhe Tik-Tok një video duke kërcyer valle shqiptare. Bashkëngjitur me videon ajo ka bërë edhe një shkrim të gjatë ku i del në mbështetje “Profes së Tik Tok-ut”.
Matoshi shkruan se nëse profesori do të ishte i huaj nuk do të kishte marrë këto kritika negative, përkundrazi do të ishte mbështetur. Gjithashtu ajo i kërkon Lulzim Pecit “të mos e ndalojë vallëzimin për askënd” duke shpresuar që jeta t’i japë gjithmonë arsye të festojë.
Postimi i plotë i aktores dhe deputetes:
“Unë nuk di të kërcej se nuk jam valltare profesioniste, po pikërisht tani që kam arsyje pas gjithë gjërve që kalova, nuk e kam në plan të ndaloj së kërcyeri o profe.
Une jam fytyrë publike se jam pjesë e skenës së artit që shumë vjet, tashmë edhe pjesë e politikës, po prap më shajnë, më përqeshin, e bullizojnë. Po prap nuk e kam plan të ndaloj o profe.
Nëse ti do të ishe i huaj dhe kishe dalë e kishe bërë ndonjë vallëzim palidhje pa ritëm, kishin thënë “qe bre ktyne te jashtit gjithçka ju ka hije”…”ktyne te jashtit nuk ja u nin per sen”…
Në fund të ditës ti je PROFESOR.
Mos e ndalo vallëzimin për askënd.
Shyqyr që pas pandemisë e izolimit që e kemi perjetuar, njerëztt e gjejnë motivin me reflektu pak pozitivitet e mu argetu në mënyrat e veta. Askujt asgjë të keqe nuk i ke bërë.
Ishalla jeta do na japë gjithmonë arsyje me festu e vallëzu.”
View this post on Instagram
LEXO EDHE: