• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk ka kuorumin, Gjykata e Lartë shtyn në kohë të pacaktuar emërimin e anëtarit të Kushtetueses

15:42 : 26/01/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT

Gjykata e Lartë shtyn në kohë të pacaktuar emërimin e anëtarit të Kushtetueses që zëvendëson ish-gjyqtarin Fatmir Hoxha.

Për pozicionin ka katër aplikime.

Në një njoftim zyrtar, Gjykata e Lartë shpjegon se kreu i gjykatës ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, që ka konstatuar se ka mungesë kuorumi për plotësimin e vakancës.

“Në kushtet kur, Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 9 gjyqtarë nga numri i përgjithshëm pre 19 gjyqtarësh, ndërkohë që sipas ligjit nevojiten të paktën 10 gjyqtarë për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me angazhimin, gatishmërinë, por dhe me përgjegjësinë e lartë për të përmbushur këtë kompetencë kushtetuese, mbeten në pritje të plotësimit pa vonesë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të numrit të nevojshëm të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që bën të vlefshëm fillimin dhe përfundimin nga mbledhja e posaçme të procedurës për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

***

Lexo edhe:

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

Trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn

Njoftimi i plotë

Sipas nenit 125 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Gjykata e Lartë është e ngarkuar të ushtrojë kompetencën e zgjedhjes së tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pas procedurës së ndjekur për verifikimin e kushteve dhe të kritereve të kandidatëve që kanë paraqitur kërkesën për zgjedhjen si gjyqtar kushtetues, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar listën, së bashku me aktet shoqëruese të 4 (katër) kandidatëve që kanë aplikuar për vendin vakant të ish gjyqtarit Fatmir Hoxha. Raporti i miratuar nga Këshillii Emërimeve në Drejtësi, bashkë me listën dhe dokumentacionin shoqërues për çdo kandidat, i është dërguar për shqyrtim Gjykatës së Lartë, në datën 30.12.2021.

Ligji nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese…” (ndryshuar me ligjin nr.99/2016 dhe ligjin nr.45/2021), parashikon procedurën që ndiqet nga Gjykata e Lartë për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas nenit 7/ç dhe nenit 86 të këtij ligji, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që thirret nga Kryetari i Gjykatës së Lartë “… është e vlefshme nëse marrin pjesë të paktën gjysma e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.”.

Kryetari në detyrë i Gjykatës së Lartë, referuar pikës 3 të nenit 7/ç të ligjit të sipërcituar, ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, e cila u mbajt në datën 26.01.2022, sipas një rendi dite të përcaktuar paraprakisht.

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë,

– referuar Kushtetutës dhe ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese…”, që nuk vendosin afat kohor, brenda të cilit Gjykata e Lartë duhet të ushtrojë kompetencën për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,

– në kushtet kur, Gjykata e Lartë ka në përbërje të saj 9 gjyqtarë nga numri i përgjithshëm prej 19 gjyqtarësh, ndërkohë që sipas ligjit nevojiten të paktën 10 gjyqtarë për të konsideruar të vlefshme mbledhjen e posaçme për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese,

– me angazhimin, gatishmërinë, por dhe me përgjegjësinë e lartë për të përmbushur këtë kompetencë kushtetuese,

mbeten në pritje të plotësimit pa vonesë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të numrit të nevojshëm të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që bën të vlefshëm fillimin dhe përfundimin nga mbledhja e posaçme të procedurës për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Etiketa: Gjykata e larteGjykata e Lartë shtyn në kohë të pacaktuar emërimin e anëtarit të Kushtetueses

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

22:13 : 04/06/2025
AKTUALITET

Trafikoi 613 kg kokainë nga Amerika Latine, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për Arbër Çekajn

19:20 : 03/06/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë kërkon rihapjen e konkursit për anëtarin vakant të Kushtetueses

16:06 : 29/05/2025
AKTUALITET

Padurimi i Sokol Sadushit për të rrëmbyer mandatet në Kushtetuese

12:41 : 29/05/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë liron nga qelia Kreshnik Farrukun

17:41 : 20/05/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj kërkon që të dalë nga burgu, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

19:41 : 19/05/2025
Para
Foto: Instagram

Foto nga prapaskenat/ Ja si partneri i Arbana Osmanit komandon transmetimin e "Big Brother VIP"

TË GJITHA

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com