Personat që kanë një shqisë të gjashtë, shpesh i përshëndesin personat që duan përpara se të largohen, pasi mendohet se e ndiejnë momentin përpara se të ndërrojnë jetë. Trupi i një njeriu është një sistem tepër kompleks dhe i vështirë për t’u kuptuar.
Shkencëtarët po punojnë ende për të kuptuar se si funksionon trupi i njerëzve, pasi ende nuk e dimë nga burojnë emocionet dhe pse janë ashtu siç janë. Një nga gjërat ende të pasqaruara, është dhe misteri i momentit përpara vdekjes.
Një studim i bërë në “Universitetin e Kentit” ka hedhur hipotezën se mund të ndihet momenti përpara vdekjes. Arnaud Wiseman që ka udhëhequr studimin, ka analizuar trupin përgjatë procesit të vdekjes. Është zbuluar se kur një person ndërron jetë, çdo organ fillon të bëhet insuficient dhe gjithë procesi lëshon disa aroma. Një nga këto aroma, është ajo e putrescinës, e cila lëshohet si pasojë e procesit tëdekompozimit.
Njerëzit me vetëdije nuk e njohin këtë arome, por mendja e tyre e kupton se fundi është afër. Arnaud Wiseman kreu eksperimente të ndryshme duke përdorur erën e putrescinës, amoniakut dhe ujit. Pjesëmarrësit u ekspozuan ndaj aromave të ndryshme dhe më pas u studiua reagimi i tyre. Ata reaguan me emocione negative ndaj putrescinës, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ishte i njohur me atë aromë. Për këtëarsye, ata as e lidhnin dot atë me vdekjen ose frikën, mirëpo nënndërgjegjia arrin ta njohë këtë aromë dhe njerëzit fillojnë ta ndiejnë afrimin e vdekjes.
Prandaj, kur dikush është i sëmurë rëndë në spital, apo në shtëpi, dhe kërkon të na takojë, sigurohuni tëgjeni kohë për t’i vizituar. Ndoshta ai person po e kupton se po i afron fundi. Nëse e humbisni këtëmundësi, mund të pendoheni për gjithë pjesën tjetër të jetës suaj.