• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj, 1 ditë brenda, 3 ditë jashtë shtetit. Zyra e Bashkisë i monton kronikat sikur ndodhet në Tiranë (SKEMA)

12:08 : 24/01/2017
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, SOCIALE

Qëndron 9 ditë në muaj në Tiranë dhe 22 ditë majë avionit e jashtë atdheut. 

Ky është rezultati i investigimit të gazetarit Artur Çani të “Shuplaka”-s që ka kryer për muajin Tetor 2016, për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ky është lajmi i parë.
Por lajmi tjetër, edhe më i madh ka të bëjë me sistemin e ngritur. Një staf i tërë, i zyrës së PR-it në Bashkinë e Tiranës na hedh hi syve. Dhe ky veprim është sistematik, përgjatë të gjithë muajit.

Në fakt, (siç do ta provojmë me kronikat e televizioneve dhe raportimet në faqen e bashkisë), Veliaj është shfaqur thuajse përditë në ekranet tona gjatë muajit tetor të vitit të kaluar.

Ai inauguron, viziton, hap punime, inspekton, puth fëmijë, ndihmon të moshuar, preket emocionalisht me aktorë (nuk thamë se aktron me ta) … Pra, shfaqet si kryebashkiaku punëtor, që gjendet gjithnjë në krye të detyrës 24/24 dhe 7/7. S’ka ndryshim dita nga dita, nata nga nata, fillim a fundjave ç’rëndesi ka për punëtorët, njësoj janë.

Lexo edhe:

Përfundon procesi i numërimit në Cërrik, rezultati

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

Dhe stafi i tij nuk ka se si ta paraqesë kryebashkiakun ndryshe, ashtu siç ndodh në të vërtetë, që Veliaj ka qenë në zyrë e në terren vetëm 9 ditë në muaj. Jo. Stafi raporton ngjarjet sipas sistemit të ngritur.

Cili është sistemi i strukturuar dhe provat e mashtrimit për qytetarët?! Çfarë ndodhte në Tiranë, teksa Veliaj bënte ecejake nëpër botë?
erionveliajfeatured
FAKTET

Erion Veliaj rezulton se ka dalë nga Shqipëria në datë 5 tetor 2016 (14:45) dhe është kthyer në datën 7 tetor (00:10) 2016 dhe në datën 6 shfaqet në televizor që përuron palestrën dhe ambjentet e tjera sportive të gjimnazit “Qemal Stafa”, në një kohë që ai ka qenë në Lubjanë, vërtetuar nga TIMS-i dhe përforcuar nga faqja online e Bashkisë Tiranë. Por si e përuroi palestrën po atë ditë në Tiranë në një kohë që ishte në Lubjanë?

Dalja e radhës së Veliajt është 11 tetori (14:38) dhe është kthyer në 13 Tetor (23:46). Në 12 tetor ai ka qenë në Goteborg të Suedisë. Pra në datat 11, 12 dhe 13 ai ka qenë jashtë. Mirëpo, në datën 12 Tetor shfaqet në televizor dhe në njoftim e faqes së bashkisë që inspekton punimet për këndin e ri të lodrave në sheshin “Shyqyri Peza”.

Veliaj ka dalë sërish në 15 tetor (09:10) dhe është kthyer në 21 tetor (14:25). 1 javë jashtë Shqipërisë. Por edhe kësaj radhe, pikërisht në 15 Tetor Veliaj shfaqet në rikonstruksionin e rrugës “Kujtim Laro”, në datën 16 Tetor shfaqet duke inspektuar trotuaret dhe rrugën “Ali Demi”, në 17 tetor shfaqet duke inspektuar këndin e lojrave në Njësinë Nr.7, në 18 Tetor i pranishëm në rikualifikimin urban të bllokut të banimit te Fusha e Aviacionit, në 19 tetor duke inpektuar nisjen e punimeve në rrugën “Heirmann Gmeiner” të Njësisë numër 2, në 20 tetor në përfundimin e punimeve të fushave sportive të “Fan Noli” dhe në 21 tetor në përfundimin e rikonstruksionit të rrugës “Ali Shefqeti”.

Të gjitha këto, të cilësuara si në kronikat televizive dhe në faqen e bashkisë që e drejton vetë.

Kryebashkiaku ka dalë sërish jashtë vendit në 22 tetor (07:47) dhe është rikthyer në 26 tetor (12:54). Pra dhe 5 ditë të tjera po jashtë vendit. Por, si gjithnjë, në datën 22 Tetor shfaqet me aktoren Hajrie Rondo, në datën 23 Tetor përfundon rikualifikimin urban të një tjetri blloku pallatesh në Njësinë Nr.4 ku Veliaj është i pranishëm, në 24 Tetor përfundon një tjetër investim në zonën e Farkës, në datën 25 Tetor Veliaj shfaqet në televizion në rrugën “Vëllezërit Manastirliu” për nisjen e rikualifikimit urban.

Dhe dalja e fundit e muajit është 27 tetori (13:23) për t’u rikthyer në 30 tetor (14:22). 4 ditë të tjera jashtë. Në datën 28 Tetor Veliaj shfaqet duke inspektuar punën për zhvendosjen e nënstacionit elektrik te Unaza e Vogël. Në datën 30 Tetor flet me zë dhe figurë nga Njësia Administrative Numër 7.

Fare e thjeshtë. Kryeqytetasit e ndiqnin atë ”Live” me idenë që punonte për Tiranën, por në fakt në këto ditë ai ndodhej jashtë Shqipërisë. Dhe gjatë kësaj kohe stafi i Veliajt e ka mbuluar me 16-18 kronika televizive, të pasqyruara edhe në faqen e bashkisë, në një kohë që ai ndodhej diku nëpër botë. Një sistem i ngritur për mrekulli, me qëllim që askush mos të dyshojë për prezencën ose jo në punë të kryebashkiakut më të rëndësishëm në Shqipëri, kryeqytetit. / SHUPLAKA

Në galerinë e fotove keni:
1.Hyrje-daljet për muajin tetor të Veliajt dhe sa kohë ka qëndruar jashtë (TIMS dhe të pasqyruara në kalendar) 2.Datat kur kryebashkiaku ka qenë jashtë, ndërkohë që brenda vendit, kronikat televizive dhe stafi i tij raportonte se ishte në Tiranë dhe ishte duke inauguruar apo kryer një aktivitet tjetër.

kalendari Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon procesi i numërimit në Cërrik, rezultati

14:56 : 12/05/2025
AKTUALITET

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

14:56 : 12/05/2025
AKTUALITET

Analiza: Gara e fortë e listave të hapura dhe zhbërja e politikës nga makineritë elektorale

14:51 : 12/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

14:45 : 12/05/2025
AKTUALITET

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme”, PS – numëruesve: Mos luani me zjarrin e ligjit

14:39 : 12/05/2025
AKTUALITET

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

14:32 : 12/05/2025
Para

FOTO/ 200 gramë tritol në derën e shtëpisë së mësuesit, shmanget tragjedia

TË GJITHA

Përfundon procesi i numërimit në Cërrik, rezultati

14:56 : 12/05/2025

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

14:56 : 12/05/2025

Analiza: Gara e fortë e listave të hapura dhe zhbërja e politikës nga makineritë elektorale

14:51 : 12/05/2025

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

14:45 : 12/05/2025

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme”, PS – numëruesve: Mos luani me zjarrin e ligjit

14:39 : 12/05/2025

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

14:32 : 12/05/2025

Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

14:24 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com