Një grua humbi jetën tek kryqëzimi i “Vasil Shantos” në Tiranë, pasi u përplas nga një makinë.
Viktima është një grua e moshuar, rreth 75 vjeçe, që është përplasur 100 m larg vijave të bardha dhe semaforit. Ajo ka gjetur vdekjen menjëherë nga përplasja e fortë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Renault, një 23-vjeçar me iniciale Sh.S.