• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

LSI padi në Kushtetuese për Koorporatën e Investimeve: Rama kërkon të vjedhë pronat e shqiptarëve

14:09 : 10/01/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Lexo edhe:

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

Skandal në Kadastër/ Martin Kala fshin transkriptin kundrejt pagesës, kalon kontratën pa afat te firma tjetër

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një padi ku do të kërkojë shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr. 71/2019, “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” dhe pezullimin e zbatimit të tij e të çdo akti nënligjor të nxjerrë për zbatimin e këtij ligji, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, në një dalje për mediat tha se krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse vjedhja, transformimi dhe tjetërsimi i çdo prone me ligj të posaçëm.

“Jemi bashkë në këtë komunikim për t’iu risjellë gjithë shqiptarëve në vëmendje ligjin skandaloz të Korporatës së Investimeve Shqiptare, të ideuar nga arkitekti i shkatërrimit dhe vjedhjes së pronave publike e private të qytetarëve tanë, Edi Rama, i cili i ndihmuar edhe nga një Parlament ilegjitim, miratoi përpara dy vitesh këtë ligj antikushtetues. Për t’ua rikujtuar të gjithëve: ky ligj synon përqendrimin e gjithë pronave të shqiptarëve, publike dhe private, në një dorë të vetme. Krijimi i Korporatës së Investimeve Shqiptare, nuk është asgjë tjetër veçse vjedhja, transformimi dhe tjetërsimi i çdo prone me ligj të posaçëm. Përjashtimi i Korporatës nga rregullat e përgjithshme të prokurimit publik, mënyra e krijimit, funksionimit dhe organizimit të saj, mospërcaktimi i qëllimshëm i rolit të shtetit si rregullator në këtë ligj dhe dhënia e pozitës dominante në treg, shkel shumë parime të rëndësishme të demokracisë, shtetit të së drejtës, sigurisë juridike, tregut të lirë e konkurrencës si dhe barazisë në ligj e përpara tij, parime të cilat garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Qëllimi kriminal i këtij ligji bëhet akoma edhe më i dukshëm në kushtet kur shqiptarëve ende iu zgjat agonia për çështjen e pronave, një problem madhor i 30 viteve të fundit, i cili për fat të keq ende nuk ka gjetur zgjidhje”, tha ajo.

“Kundër këtij ligji u shpreh edhe Komisioni i Venezias, Departamenti Amerikan i Shtetit, Këshilli i Europës dhe Banka Botërore, por asnjë nga këto nuk e ndaloi planin kriminal të Edi Ramës për zhvatjen e pronave të shqiptarëve. Për gjithë sa përmendëm më sipër, Lëvizja Socialiste për Integrim, në respektim edhe të afatit ligjor, ka vendosur t’i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese me një tjetër padi. Në këtë padi do të kërkojmë shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit nr. 71/2019, “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare” dhe pezullimin e zbatimit të tij e të çdo akti nënligjor të nxjerrë për zbatimin e këtij ligji, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dua të garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se do të bëjmë çdo përpjekje ligjore, brenda dhe jashtë Shqipërisë, që interesat e tyre të ligjshme të mos cënohen”, shtoi Caka.

Etiketa: lsisilva caka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

15:56 : 20/07/2025
AKTUALITET

Skandal në Kadastër/ Martin Kala fshin transkriptin kundrejt pagesës, kalon kontratën pa afat te firma tjetër

15:24 : 15/07/2025
AKTUALITET

Meta: Zbulimi i kartës së Monikës, ngjarja më shokuese e jetës! Çfarë më tha Braimllari në Jalë

18:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Palaço e regjimit”, PL vijon akuzat për mashtrim ndaj Braimllarit. Publikon dokumentin e SPAK

21:13 : 21/06/2025
AKTUALITET

Lobimet e LSI/ Meta ia “faturon” Endrit Braimllarit: E vërteta nuk fshihet më!

14:05 : 21/06/2025
AKTUALITET

Rama vazhdon sulmin ndaj partive të reja: Mos t’i lemë të mbijnë farërat e këqija, janë të tërë bufa

12:31 : 03/05/2025
Para
Getty Images

"Golden Globes 2022"/ Publikohet lista e plotë e fituesve

TË GJITHA

Betonizimi/ Bashkitë arkëtojnë 47 milionë euro nga taksa e ndërtesës

16:51 : 27/07/2025

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025

EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare

16:29 : 27/07/2025

Kishte shkuar me familjen për pushime, gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Sarandë

16:18 : 27/07/2025

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

16:04 : 27/07/2025

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025

FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë

15:38 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com