Ish-deputeti Lefter Maliqi, ka komentuar tensionet e krijuara në protestën e zhvilluar ditën e sotme para selisë së PD.
Në një intervistë për RTV Ora, Maliqi tha se vendosja e makinave para selisë dhe ardhja e policisë së shtetit ishte një skenar i mirëpërgatitur.
Ndër të tjera ai tha se policia e shtetit erdhi me urdhër të Edi Ramës. Ai shtoi se policia me urdhër të Ramës mbrojti selinë e dytë të PS
Lefter Maliqi: Ndodhi ajo që unë kisha parashikuar. Pengmarrje e opozitës nga Rama. Policia e shtetit me urdhër nga Rama. Sot policisë e shtetit me urdhër të Ramës, kanë marrë në mbrojtjes selinë e dytë të PS. Unë që në 2019 kam paralajmëruar se demokratët duhet të rrëzojnë Lulin se po e rrëzuan Lulin shkatërrojnë dhe Ramën. Më vjen keq për Berishën që nuk arriti të kuptojë Bashën.
Ishte një skenar i mirëpërgatitur, djallëzor, puçist, në bashkëpunim me pengmarrësit e vet. Vuri makinat që të provokonte demokratët.
Ndër të tjera Maliqi, tha se protesta duhet drejtuar nga Kryeministria deri tek selia e PD.
Lefter Maliqi: Hoqën derën kryesore të blinduar, por ishin dyert tjera të blinduara. Përse vajti policia e shtetit? U shoqëruan vetëm demokratët. PD dhe demokratët e dinë se kanë përballë shtetin, kanë policinë. Ky revolucion nuk duhet të ndalet. Unë besoj se protesta duhet drejtuar nga Kryeministria deri tek PD, sepse janë bashkë. Me Bashën ne jemi 30 vite më parë. PD është e kapur. Policia ishte në mbrojtjen e Bashës. Do ketë zhvillime në vazhdim. Policia e shtetit është e kapur. Sot ka rënë pluralizmi. Kemi demokraci falso.