Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh i vendosur se protesta e ditës së nesërme do të arrijnë qëllimin e nxjerrjes së Lulzim Bashës nga zyra e kryetarit të PD-së. Zyrë që sipas Berishës, Basha e ka pushtuar duke mos respektuar votimin e referendumit të 18 Dhjetorit për shkarkimin e tij si kryetar i PD-së.
Por, kur dyert janë të mbyllura, si do nxirret Basha nga zyra?
Berisha tha se nuk do përdoret dhunë, por saktësoi se “ndaj bunkerit përdoren mjete teknike paqësore”.
“S’do ta gjuaj kush me mjete luftarake, s’ka diskutim. Midis nesh s’mund të ketë njerëz të armatosur, me pekule do e nxjerrim”, tha Berisha në një prononcim për gazetarët nga oborri i selisë së PD-së.
“Kriminelët të larohen nga selia e PD”
Berisha tha se Lulzim Basha e ka mbushur selinë e PD me kriminelë dhe u bëri apel atyre që të largohen nga selia.
“Skenat e një njeriu që kalon nga skandali në skandal në aktet e turpshme, në akte të tjera po kaq të turpshme, një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë më e vogël e integritetit moral, politik e qytetar. A mundet kush të imagjinonte se një ish lider, i ligë, do të mbyllte karrierën e tij politike në dëm në nënshkrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarë të partisë së tij, në blindimin dhe shtrimin në bunker, burg të selisë së PD?! Bllokimin e hyrjes së selisë, mbushjen me kriminelë, delinkuentë që u rëndojnë mbi shpatulla vrasje njerëzit, trafiqe kriminale, akte seriale deri te fanatizma dhe ekstremizma të dënueshme. Unë me këtë rast dua t’ju sqaroj çdo qytetar, çdo demokrat se synimi ynë s’ka të bëjë me një zyrë, dhomë, karrige e gjëra të tilla, por me zbatimin e parimit më themelor mbi të cilin ndërtohen organizatat e lira, shoqëritë e lira, vendet e lira. Ka të bëjë me me atë parim sipas të cilit shumica vendos, pakica respektohet. Në qëndrimin e deputetit Basha del e qartë si drita e diellit se ai si pakicë kërkon të dhunojë shumicën, kërkon tu konfiskojë shumicën në një akt marrëzie anti-demokratik ndërtesën e saj, shtëpinë e demokratëve, duke e trajtuar si ta ketë pronë personale. Kemi të bëjmë me një parim themelor të demokracisë dhe de fakto një përpjekje të jashtëzakonshme dhe kriminale për asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, për shndërrimin e pluralizmit në brava dhe dyer të blinduara për të mbrojtur individë që s’kanë një lloj morali politik dhe njerëzor”, u shpreh Berisha.
“Kemi informacione të regjistruara, ftoj ata ti ncjerrin nga selia, të shkojnë në shtëpitë e tyre të mos bëjnë mercenarin se do përballen me pasoja shumë të rënda. Kemi emra, i kemi të identifikuar, por këtu përgjegjës nr 1 është Lulzim Barva që nxjerr zëdhënësin e tij dhe mashtron fott e bëra dje i paraqet si të dy viëtve më parë dhe i paraqet me erma e mbiemra”, shtoi ai.
Apeli për tu bashkuar në protestë
Berisha u bëri apel deputeteve, drejtuesve të degëve të PD-së, anëtarëve dhe simpatizantëve ti bashkohen protestës.
“Ftoj gjithë anëtarët e PD, 44 mijë anëtarë dhe anëtare por dhe gjithë të tjerë që për një arsye apo një tjetër s’morën pjesë në referendum. Të gjitha ata që firmosën në liri të plotë shkarkimin e ish-kryetarit të tyre për dhunimin flagrant të statutit të parimeve dhe të çdo lloj norme tjetër demokratike në PD. Ftoj të gjithë anëtarët dhe anëtaret e PD të bashkohen për të marrë në dorëzim shtëpinë e tyre për ta shndërruar atë në shtëpi lirie, në një protestë paqësore, ngjarje madhore e revolucioni tonë paqësor”, u shpreh.
“Nesër ftoj të gjithëve kryetarët e degëve të PD të jenë këtu me anëtarët e tyre dhe të mos qëndrojnë më asnjë minutë me një njeri që partinë që i besuan, që investuat kapitalin e tyre, që i bëri deputetë, i lartësoi në nivelin më të lartë politikë, përfaqësues të popullit, në një parti blindash, burgu, bunkeri dhe bravat. Nuk mundet kurrsesi që ju të dashur deputetë dhe deputete të pranoni më tutje këtë tragjedi që luhet në kurrizin tuaj për interesa të Edi Ramës. Ndaj dhe nesër jeni të ftuar të bashkoheni me simpatizantët tuaj, me ata që kanë derdhur lumenj djerse që ju të fitonit mandatin e deputetit. Ftoj dhe anëtarët dhe simpatizantët e PD. Ata që i kanë dokumentet e anëtarësimit le ti marrin me vete që ti tregojmë Edi Ramës se jemi këtu në emër të tyre. Fundja protesta jonë është paqësore. Arma jonë më e fuqishme vendosmëria”, shtoi.
Berisha: Protesta do jetë paqësore
Ish-kryeministri theksoi se protesta do jetë paqësore.
“Garantoj të gjithë punonjësit e kësaj ndërtesës se protestuesit s’kanë as dhe hatërmbetje më të vogël ndaj tyre, të qëndrojnë të qetë. Problemi i vetëm që kanë protestuesit është hapja e dyerve të kësaj shtëpie të tyre dhe natyrisht çlirimi i saj nga pengu i Ramës, peng Bahsa”, tha.
“S’ka asnjë diskutim se dyert do hapen në mënyrën më të vendosur që selia do ti kthehet demokratëve, selia s’ka blindë apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë si njerëz të lirë të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg që e ka shndërruar rama me pengun e tij Lul Brava në ndërtesë të lirisë. Çdo blind do ngarkohet në një kamion dhe do dërgohet pranë shtëpisë së Bashës ti përdorë për ç’të dojë”, shtoi.
I pyetur nga gazetarët se do të ketë përplasje duke qenë se Basha ka deklaruar se do jetë në seli, Berisha tha: “Se ku do jetë peng Basha ajo do jetë punë e tij. Në s’hyme në këtë ndërtesë për të dhunuar asnjë njeri përveçse paralajmërojmë mercenarët që është mirë të dalin nga ndërtesa”.
A ka një afat mbarimi protesta?
“Protesta nis nesër në 12 dhe realizon qëllimet dhe siç e kam theksuar, e theksoj se ky revolucion paqësor s’ndalet. Ai e di që do nxirret nesër”, tha ish-kryeministri.
Këmbënguljes së gazetarëve se si do hyhet në seli kur ajo është e kyçur, Berisha iu përgjigj: “Ndaj bunkerit përdoren mjete teknike paqësore, s’do ta gjuaj kush me mjete luftarake, s’ka diskutim. midis nesh s’mund të ketë njerëz të armatosur, me pekule do e nxjerrim”.