Dy persona raportohet se janë arrestuar lidhur me publikimin e databazave të pagave.
Prokuroria e Tiranës ka lëshuar disa urdhër-arreste, nga të cilat dy raportohet se janë ekzekutuar deri tani nga policia.
Personat e ndaluar, sipas raportimeve mediatike, janë specialistë IT.
Brenda një jave, në muajin dhjetor u publikuar pagat e Janarit dhe Prillit 2021 për më shumë se 600 mijë qytetarë. Po ashtu, u publikuan edhe targat e automjeteve për individë dhe kompani. Numrat e celularit ishin një tjetër e dhënë që gjendej në këto databaza.
Pritet që të ketë një konferencë nga Prokuroria më vonë gjatë ditës, për të dhënë informacione për këtë hetim.