Në shtëpinë e “BBV” kanë hyrë pesë banorë të rinj. Disa prej tyre janë të njohur për publikun Shqiptar, kurse disa të tjerë jo.
Banorët e rinj kanë dhënë opinonet e tyre për banorët e tjerë të shtëpisë.
Dritan Brama
Është një nga koreografët më të njohur në Shqipëri, i cili ka rreth 25 vite karrierrë në fushën e kërcimit. Ai njihet për stilin e tij unik të “break dance”. Sipas tij konkurrenti më antipatik për të është Einxhel Shkira, kurse miqësi të menjëhershme kërcimtari ka treguar se do të bëjë me Ilir Shaqirin dhe Donald Veshajn. Ai nuk do të flirtoj me asnjë banor dhe se kërcimtatri më i mirë brenda shtëpisë tashmë është ai.
Egzona Rafuna
Është një gazetare dhe moderatore e njohur e cila vjen nga Kosova për të nisur rrugëtimin e saj në “BBV”. Ajo punon në televizionin e “RTK” dhe është pjesë e saj prej më shumë se një dekadë. Banori me të cilën moderatorja do të ketë më shumë miqësi sipas saj do të jetë Dj Dagz. Ajo u shpreh se është gjithashtu beqare.
Eltion Merja
Është një balerin i njohur shqiptar, i cili ka marrë pjesë si një nga kërcimtarët në “ Dancing With The Stars”. Ai gjithashtu është përfolur për një romancë me këngëtaren e njohur Rovena Dilo. Ata perveç se ishin partnerë në spektaklin e famëshëm por vazhduan të ishin dhe jashtë saj. Konkurrenti që balerini simpatizon më shumë, është Beniada Nishani, gjithashtu ai vlerëson Arjola Demirin si një grua “Burrneshë”.
Xheisara Frisku
25 vjeçarja është një këngëtare e njohur e cila ka marrë pjesë në festivale të ndryshme. Gjithashtu është e njohur dhe për martesën e saj në fshehtësi të plotë. Konkurrenti që këngëtarja e simpatizon më pak është Meridian Ramçaj, kurse lojëtari më i drejtë sipas saj është Donald Veshaj. Ajo ka treguar se do të flirtojë me personin që do t’i japë ndjesinë dhe do këndojë pasi nuk ka dëgjuar më askënd të këndojë brenda shtëpisë dhe se kanë nëvojë për pak alegrim. Sipas saj Beatrix Ramosaj është një vajzë e mirë por naïve.
Arbër Sulstarova
Është i njohur në fushën e tenisit ku ka qenë tre herë fitues, ku gjithashtu është dhe ekonomist. Një personazh që mbulon dy profesione të ndryshme. Ai u shpreh se Einxhel Shkira është duke bërë një lojë të bukur.