Max Vestappen bën dy herë “gol”. Piloti i Red Bull ka mposhtur sërish rivalin e tij Lewis Hamilton madje i votuar nga shefat e të gjitha skuadrave në Formula 1.
Menjëherë pas përfundimit të Botërorit në Abu Dhabi, Shefat e dhjetë skuadrave (Mattia Binotto, Jost Capito, Christian Horner, Laurent Rossi, Andreas Seidl, Guenther Steiner, Otmar Szafnauer, Franz Tost, Fred Vasseur dhe Toto Wolff ) u thirrën për të votuar për pilotin më të mirë të sezonit.
Secili hartoi një listë me dhjetë pilotë, me një klasifikim në bazë të atij të kampionatit (25 pikë për të parin, 18 për të dytin etj.). Kombinimi i këtyre dhjetë listave bëri të mundur vendosjen e një klasifikimi, fitues i të cilit është kampioni i botës Max Verstappen (Red Bull), i cili arriti 213 pikë (nga maksimumi i mundshëm 250).
Holandezi u pozicionua përpara rivalit të tij më të madh, Lewis Hamilton (Mercedes). Pastaj, dy renditjet ndryshojnë pasi Lando Norris (McLaren), i 6-ti në renditjen reale, zë vendin e 3-të, përpara Carlos Sainz (i 5-ti në kampionatin real) dhe shokut të tij të skuadrës në Ferrari, Charles Leclerc.
Klasifikimi i shefave të skuadrave:
1. Max Verstappen (Red Bull) 213 pikë
2. Lewis Hamilton (Mercedes) 192
3. Lando Norris (McLaren) 110
4. Carlos Sainz (Ferrari) 85
5. Charles Leclerc (Ferrari) 70
6. Fernando Alonso (Alpine) 69
7.Pierre Gasly (AlphaTauri) 64
8. George Russell (Williams) 44
9. Valtteri Bottas (Mercedes) 43
10. Esteban Ocon (Alpine) 41.