• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tabaku kundër shtyrjes së ligjit për investimet: Për oligarkët, vjedh pronat e qytetarëve

11:20 : 21/12/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

“Tabaku bëri fushatën më intensive”/ Berisha: Alimehmeti nëse do mund të kandidojë për kryebashkiak

Fushata online nuk u përkthye në votë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku është shprehur kundër shtyrjes së ligjit për investimet strategjike. Në një postim në rrjetet sociale, ajo thekson se ky ligj është për oligarkët, duke grabitur pronat e qytetarëve.

“Nuk ka logjikë ekonomike shtyrja në kohë e këtij ligji që ka prodhuar më shumë beton, më pak zhvillim. E vetmja logjikë në përputhje me shtyrjen në kohë të këtij ligji është ajo e oligarkisë politike. Ta mbajmë shqiptarin e mesëm më të shtypur dhe shqiptarin e varfër më të varfër për të pasuruar ministrat, kryeministrin, sekretarët e ministrive dhe kryesekretarin e tyre në kryeministri dhe padyshim pjesën tjetër oligarkinë dhe krimin e organizuar që është mes dy të parëve si veshka mes dhjamit. Dobia e këtij Ligji mbetet vetëm ajo e vjedhjes dhe abuzimit me pronat e qytetarëve si dhe me ndërtimin e resorteve turistikë në toka që u merret pronarëve për hiçgjë. Këto nuk janë investime strategjike pasi e gjithë kjo është një maskim për atë që realisht po ndodh në këtë vend; vjedhje me ligje dhe procedura në kurriz të pronarëve dhe shqiptarëve. Nën frymën e vjedhjes me ligje dhe parlament qeveria është angazhuar për të kurorëzuar disa skema abuzimi ndaj pronës private dhe asaj publike. Të gjitha këto lëvizje bëhen ndërsa zyra e kadastrës në jug të vendit ka ndërruar drejtuesin e hipotekës më shumë se sa vite qeveri ka kjo mazhorancë”, shkruan ajo.

Sipas Tabakut, problemi me ligjin e Investimeve është raportuar edhe nga raporti i DASH ku  theksohet që nuk është miqësor me investimet e huaja. Dhe kjo provon sipas saj, që nuk kemi asnjë investitor të huaj strategjik në vend.

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, ndër të tjera, evidentonte se problem i Ligjit të Investimeve Strategjike është se korrupton logjikën investuese dhe nuk është aspak miqësor me investitorët e huaj. Kështu neni (që u kundërshtua nga opozita) në lidhje me shpronësimin e tokës private të pronarit nga shteti për interesat e një privati tjetër, nuk është eficent dhe dobiprurës. Deri më tani nuk kemi dëgjuar asnjë investitor të rëndësishëm të huaj që të jetë bërë përfitues nga ky Ligj i Investimeve Strategjike që i heq të drejtën e pronës pronarit”.

Duke e konsideruar si një nga ligjet më korruptive të qeverisë Rama 1, ajo shprehet se në 2015 ky lijg u kundërshtua nga opozita në lidhje me cenimin e çështjeve të pronësisë.

“Në vitin 2015 qeveria Rama 1 miratoi një nga ligjet më korruptive dhe që i hapi rrugë edhe ligjërisht krijimit të oligarkisë ekonomike në vend. Ligji Investimeve Strategjike u kundërshtua nga opozita dhe në emër të saj unë dërgova në kuvend një amendim të këtij ligji në lidhje me çështjen e pronësisë. Sipas ligjit, e drejta e pronësisë së tokës do të njollosej pasi investitorit strategjik i jepej një ndihmë e padrejtë në raport me pronarin e tokës. Duke cenuar një nga bazat e tregut të lirë dhe kapitalizmit, atë të kapitalit të tokës”, përfundon Tabaku.

Etiketa: Jorida Tabaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Tabaku bëri fushatën më intensive”/ Berisha: Alimehmeti nëse do mund të kandidojë për kryebashkiak

22:29 : 20/05/2025
AKTUALITET

Fushata online nuk u përkthye në votë

16:35 : 18/05/2025
AKTUALITET

Probleme me votat e diasporës/ Debat mes Tabakut, Gjonit dhe Celibashit

17:42 : 17/05/2025
AKTUALITET

Pas “11 Majit”/ Sondazhi në “Boldnews.al”. Alimehmeti e Tabaku zbresin Berishën nga “froni”

14:44 : 15/05/2025
AKTUALITET

Rezultati i PD, Tabaku: Me rëndësi është që procesi i numërimit të shkojë deri në fund

18:28 : 12/05/2025
AKTUALITET

Rezultati nga votimi elektronik/ Alimehmeti më i votuari nga PD, ndiqet nga Tabaku dhe Murrizi

12:31 : 12/05/2025
Para

Kanosi nëpërmjet telefonit administratorin e një firme, arrestohet

TË GJITHA

Plani i transferimeve, Tirana “piketon” afrime cilësore në merkato

14:09 : 25/05/2025

“11 maji farsë politike”, PL: Të ndëshkohet çdo zyrtar që ka keqpërdorur detyrën për përfitime

14:09 : 25/05/2025

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Policia plan masash: Akset rrugore që do të bllokohen

13:44 : 25/05/2025

U përfol për një skandal seksual me Tërmet Peçin, reagon aktivistja e PS: Ishte situatë pune

13:42 : 25/05/2025

Miqësoret kundër Hungarisë dhe Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e Kombëtares U21

13:25 : 25/05/2025

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë/ EMRI

13:25 : 25/05/2025

Sulmet izraelite vrasin 23 palestinezë në Gaza, përfshirë një gazetar

13:15 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com