Edmond Spaho, ish-nënkryetar i PD, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se nuk i detyrohet ndonjë gjë Lulzim Bashës, ndërsa shton se ai i detyrohet për mbështetjen që i ka dhënë në publik.
Spaho në postimin e tij sqaron madje edhe momentet e djegies së mandateve dhe gënjeshtrat që i janë thënë përfaqësuesve të CDU/CSU dhe DASH lidhur me këtë çështje.
“Në Tetor të vitit 2018, në takimin që pata me Drejtoreshën për Europën Qendrore dhe Lindore në DASH, Susan Falatko dhe përfaqesues të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ju konfirmova në emër të Z. Basha se nuk bëhet fjalë për djegje mandatesh. Muaj më parë, të njëjtën gjë i kishim konfirmuar miqve gjemane të CDU/CSU, përfshirë Kryetarin e Grupit Parlamentar, Wadehpul, se nuk do te djegim mandatet”, shkruan Spaho.
Nga Edmond Spaho
Sot portali i Lulezim Bashës, më ka sulmuar me banalitete se bashku me kolegun Paloka, si mosmirenjohës ndaj Lulit dhe asaj qe ai ka bëre për ne.
Po ju them që në fillim që jo vetëm nuk i detyrohem ndonjë gjë Lulzim Bashes, por ai me detyrohet mua për mbështetjen qe i kam dhënë në publik, duke vënë shpesh në diskutim integritetin tim politik.
Kur Lulzim Bashën e sollën përdore në PD për të keqen e saj, në vitin 2005, une kisha 15 vjet aktivitet politik qe fillonte me themelimin e PD, me pas ZëvendesMinister dhe Minister në Qeverinë e parë të PD, Sekretar për Ekonomine në PD, anetar i Kryesise së PD dhe i derguar politik ne Qarkun e Korçës.
KOP, ku Luli u katapultua si drejtues ne Mars te vitit 2005, kishte nje vit që përgatiste programin e PD dhe takime me grupet e interesit për zotin Berisha, nën drejtimin tim dhe te z. Genc Juka.
Luli e filloi karrieren ne PD si Ministër, unë e kam filluar duke terhequr me kavo bustin e Leninit me një grup te rinjsh kur diktatura nuk kishte rene ende.
Në vitin 1997 kur dolëm në opozitë, vazhdova aktivitetin politik ne PD duke u zgjedhur sekretar seksioni, ne nje seksion te njesise 9. Tete vite ne opozite nuk kam lene proteste pa marre pjese. Kam drejtuar dhe se bashku me demokratet kemi fituar fushaten e Spartak Ngjeles per deputet ne vitin 2001 dhe fushaten per Bashkine e Korces ne vitin 2003.
Megjithese pa merita, Luli lulezoi dikaster me dikaster dhe ne Bashkine e Tiranes, ne periudhen 2005-2013. Te tjere, me me shume kontribute ne PD, nuk e kaluan pragun e Parlamentit dhe vecse mblidhnin vota.
Ne vitin 2013, ne zgjedhjet per Kryetarin e PD, e kam mbeshtetur Lulin ne Qarkun e Korces dhe ka fituar bindshem.
Jam zgjedhur Nkryetar i PD jo sepse me beri favor Luli, por se kisha 23 vjet kontribute ne PD. Per fat te keq, bashkepunimi me te ka qene nga me te veshtiret, sepse nuk te pyeste, nuk degjonte, nuk konsultohej, nuk mbante fjalen, I pelqenin lepiresit dhe servilet. Vecanerisht ne periudhen 2017-2021 bashkepunimi ka qene pothuaj inekzistent.
Ne vitin 2014 u hartua reforma territoriale. Luli na tha qe do te shkojme ne takimin e Shoqates se Bashkive dhe Komunave per te kerkuar 90-120 njesi vendore. Befas gjate takimit, cohet dhe shkelmon te gjithe projektin duke u larguar. Me pas, premtoi qe do mbledhim firma per ta ankimuar ndarjen territoriale ne Gjykaten Kushtetuese. Firmat u mblodhen me mundin e demokrateve ne te gjithe Shqiperine por ankimimi nuk u be kurre.
Ne Shkurt te vitit 2017, pa asnje dijeni dhe konsultim, befas e pame vehten ne cader. E mbeshteta sepse premtoi qe nuk do hyjme ne zgjedhje me Edi Ramen. Pas 100 diteve sakrifica te papara, Luli beri marreveshje me Ramen, hyri ne qeveri me te pa informuar asnje nga bashkepuntoret e tij dhe humbi zgjedhjet.
Ne Shtator 2017, i kam derguar Lulit nje leter ku midis te tjerave i kerkoja:
1. Te mos braktisim reformen ne drejtesi. Te krijojme nje grup juristesh qe te perpunojne propozimet tona per 6 ligjet ende te pa hartuara.
2. Te kerkojme qe tani fillimin e punes per reformen zgjedhore dhe vecanerisht votimin elektronik. Te krijojme nje grup te dyte juristesh i cili te merret vetem me reformen zgjedhore.
3. Te ndryshojme qendrim me faktorin nderkombetar. Pershtypja e tyre eshte qe ne japim fjalen dhe nuk e mbajme.
Me thirri ne zyre dhe me konfirmoi qe propozimet ishin te drejta dhe do te veprohej sa me pare. Asgje nuk u be, gjithshka perfundoi ne kosh.
Pergjate vitit 2018 lindi idea per te djegur mandatet e deputeteve dhe sa me shume kohe kalonte aq me shume rritej presioni per ti djegur ato. Kam biseduar disa here me Bashen per kete ceshtje dhe me ka konfirmuar qe nuk behet fjale per djegje mandatesh.
Ne Tetor te vitit 2018, ne takimin qe pata me Drejtoreshen per Europen Qendrore dhe Lindore ne DASH, Susan Falatko dhe perfaqesues te Ambasades Amerikane ne Tirane, ju konfirmova ne emer te Z. Basha se nuk behet fjale per djegje mandatesh. Muaj me pare, te njejten gje i kishim konfirmuar miqve gjemane te CDU/CSU, perfshire Kryetarin e Grupit Parlamentar, Wadehpul, se nuk do te djegim mandatet.
Çuditerisht, pa konsultim, me vendim personal te Bashes mandatet u dogjen ne Shkurt te vitit 2019. Grupi Parlamentar, perfshire mua, e mbeshtetem sepse nuk patem opsion tjeter.
Qe nga djegja e mandateve, marredhenia ime me Bashen ka qene siperfaqesore. I vetmi rol qe kam kryer ka qene pjesmarrja ne protesta, mbytja me gazlotesjelles, ngritja e pritave me njerez ndaj Rames ne Bradashesh, Elbasan dhe Librazhd, perleshjet me policine ne Teater dhe Unaze. Rralle jemi takuar, asnjehere nuk me ka marre ndonje mendim.
Per zgjedhjet e 25 Prillit 2021 mund te shkruaj nje kapitull me vehte por do ta le per here tjeter. Pas humbjes se zgjedhjeve, Basha premtoi se nuk do i njohe zgjedhjet, do mbledhe faktet e masakres elektorale, do ja paraqese komunitetit nderkombetar si dhe do filloje betejen finale me Ramen. Per keto arsye e mbeshtetem ne zgjedhjet per Kryetar ne Qershor 2021.
Per asnje nga keto premtime nuk e mbajti fjalen, perkundrazi beri aktin me te turpshem dhe te pabese e perjashtoi me vendim personal Berishen nga Grupi Parlamentar.
A kam une pergjegjesi per sa ka ndodhur gjate periudhes 2013-2021? Do isha i pandershem te thosha qe nuk kam pergjegjesi.
Ne Gusht te viti 2021, Basha me ka thirrur ne zyre dhe me ka propozuar dy poste ne organizimin e ri qe po i bente PD, nje funksion ne PD dhe nje tjeter ne Kuvend. Po ti pranoja do te isha automatikisht anetar i Kryesise se PD dhe anetar i Kryesise se Grupit Parlamentar. I kam refuzuar te dyja si shenje reflektimi ndaj sa kishte ndodhur deri ne ate kohe ne PD, duke i komunikuar se do te rri dhe do kontriboj vetem si deputet.
Ne 5 Nendor 2021 i jam drejtuar publikisht te gjithe anetareve , simpatizanteve te PD dhe qytetareve shqiptare dhe midis te tjerave ju kam thene:
“Eshte koha qe çdo njeri prej nesh te thote NA FALNI te gjithe anetaresise se PD dhe popullit shqiptar, qe i futem ne nje aventure te pashprese dhe qorrsokak. Ne gabuam rende dhe duhet te marrim pergjegjesite. Si ish Nenkryetar i PD ju kerkoj falje dhe ndjesen me te thelle……Veprimet tona te dy viteve te fundit kane qene jo vetem kunder interesave te qytetareve por me efekte te medha negative afatgjata per opoziten dhe demokracine.”
Ne se Z. Basha do te bente te njejten gje, nuk do ta kishte futur PD ne kete beteje, ku motivi i vetem eshte ruajtja e karriges personale dhe privilegjeve qe i jep ajo. Ne se une do te kisha mbeshtetur Bashen dhe jo Foltoren e z. Berisha, do te kisha peshtyre mbi karrieren time politike 30 vjecare dhe integritetin personal.
Askush nuk ka fituar dot kunder shumices, aq me pak Basha. Keto jane perpelitjet e fundit.