Debati dhe sherri në PD vazhdon, ku nuk dihet fundi i kësaj përplasje.
Për deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj në PD nuk ka krizë, pavarësisht përplasjes Basha-Berisha.
Në emisionin “Opinion”, Alibeaj tha se konflikti i vetëm është ai që Sali Berisha ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo me Bashën.
Mohimi i krizës së brendshme në parti ka nxitur dhe reagimin e drejtuesit emisionit Blendi Fevziu , i cili tha me ironi se ka bërë “gabimisht” emisionin e kësaj të hëne përderisa kjo krizë mohohet nga nënkryetari i PD.
Blendi Fevziu: Dy palë që kanë një konflikt, më trego si zgjidhet.
Enkelejd Alibeaj: Nuk ka dy palë pra. Në fakt ka një pretendim…
Blendi Fevziu: Po si zgjidhet kjo?
Enkelejd Alibeaj: Le ta zgjidhin ata që ngrejnë pretendimin.
Blendi Fevziu: Po ata thonë zgjidheni ju.
Enkelejd Alibeaj: Problemi është diçka tjetër se opozita, PD sot ka për detyrë që të merret me atë që është misioni i vërtetë i politikës.
Blendi Fevziu: Si zgjidhet kjo punë, kur ka konflikt?
Enkelejd Alibeaj: Nuk ka konflikt, ka vetëm një konflikt të Berishës me SHBA.
Blendi Fevziu: Përplasja në PD si zgjidhet?
Enkelejd Alibeaj: Ky konflikt e di si zgjidhet apo jo? Ka dy mënyra…
Blendi Fevziu: Lërë atë, por po të pyes për këtu, në PD, përplasja në PD si mbyllet?
Enkelejd Alibeaj: Nuk ka pra, nuk ka.
Blendi Fevziu: Nuk ekziston fare?
Enkelejd Alibeaj: Ka një pretendim të një personi…
Blendi Fevizu: Po ai personi kishte një stadium të mbushur, nuk mund të themi se nuk ekziston.Të thuash se në PD çdo gjë është në rregull, kjo pastaj… Nuk ka çarje fare PD-ja, fare, fare?
Enkelejd Alibeaj: Absolutisht jo.
Blendi Fevziu: Mirë atëherë, e paskemi bërë emisionin gabim. Nëse PD-ja është e unifikuar kot bëjmë. Më fal, unë e kam kuptuar se në PD ka një përplasje por nuk paska./ Opinion.al