Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ka deklaruar pas derbit të fituar sot kundër Dinamos se në fakt shijonte më shumë sukseset në sfidat ndaj Tiranës. Sigurisht, ai nuk e fshehu kënaqësinë për fitoren, por sepse sipas tij ishte rrjedhojë e lojës së bukur.
“E rëndësishme ishte loja. Merkato? Nuk ka mbaruar akoma, të shohim kur të mbarojë.
Kërkesa për trajnerin Daja? Vetëm fitore kërkojmë, asnjë gjë tjetër. Edhe lojë të bukur.
Emocionet e derbit? Me Tiranën e ndjej më shumë. Ky është kampionat i gjatë, ka ende shumë përpara. Shpresojmë të bëjmë lojë të mirë”, tha Demi pas sfidës.