Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për akuzat e Bashës se nuk ka denoncuar Suel Çelën.
Berisha theksoi se 26 herë e ka përmendur Suel Çelën në statuse në Facebook, kurse Basha as emrin nuk përmend dot.
“E kam denoncuar Suel Çelën 26 herë në statuse, kurse Basha më kërkonte që të mos ia përmend emrin. Në 30 vjet krimet më të tmerrshme janë ato që bën Rama dhe pengu i tij. Rama ka tejkaluar çdo vijë të kuqe me kapjen peng të pluralizmin.
Rama është një mega-kriminel politik, që në vendet e lira nuk gjendet askund. Edhe në këtë studio, jam marrë me Ramën dhe pengun e tij. Nëse nuk ka opozitë, nuk ka pluralizëm”, deklaroi Berisha.