Corrado Saccone është trajneri i ri atletik i Teutës. Italiani është rikthyer sërish në Superligë, pas kohës kur ishte pjesë e Partizanit nga 2016-2019. 60 vjeçari ka nisur punën me kampionët e vendit, teksa ishte një dëshirë e trajnerit të ri, Renato Arapi. Dyshja ka punuar bashkë në kohën kur edhe Arapi ishte pjesë e Demave.
Tanimë Saccone do jetë pjesë e Superligës, teksa më herët ka qenë pjesë e Napolit në Serie A për gjashtë vite. Italiani së fundmi ka punuar edhe në Kosovë me Gjilanin.
Duket se kampionët e vendit e kanë seriozisht, duke I besuar anën fizike Corrado Saccone që është një ekspert në këtë fushë./Newsport.al















