Është mbyllur përkohësisht për qarkullim pika kufitare në Merdarë, për shkak të një mjeti të dyshimtë shpërthyes, raportojnë mediat në Kosovë.
Mësohet se pas ndëhyrjes së KFOR-it është shpërthyer mjeti i dyshimtë.
Pas përfundimit të shpërthimit të kontrolluar është rihapur për qarkullim pika kufitare.
Në vendngjarje ka shkuar Policia dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.