Akademiku dhe ish-deputet i Partisë Demokratike, Mark Marku u shpreh këtë të Mërkurë se, PD rrëzoi komunizmin, por e futi brenda vetes. Sipas tij, edhe sot, Partia Demokratike sërish nuk po lufton komunizmin brenda vetes.
“Shoqëria shqiptare nuk e ka kultivuar demokracinë në këto 30 vite dhe prandaj jemi këtu. Të tmerrshme në demokracinë shqiptare kanë ndodhur dy gjëra dhe duhet të jemi kritikë me veten: PD e rrëzoi komunizmin por e futi brenda vetes dhe PD për vitet e vite dhe vijon dhe sot nuk e ka luftuar komunizmin brenda vetes. Sot po vuajmë pasojat”, tha Mark Marku, në një aktivitet të organizuar nga PD në ditën e Rinisë.
“Në thelb, PD i përkujton shumë heronjtë e dhjetorit, etj, etj, i përkujton por i ka vrarë, s’kemi pse të jemi heronj ne. Përveç Azem Hajdarit askush s’është vrarë prej nesh. Nuk duhet të na trajnojnë si heronj. S’duhet të ishin trajtuar si heronj. S’duhet ti kishte fut në arkivin e historisë. Duhet që punën e tyre ta kishte bërë pjesë të vetvetes. Se të vret PD edhe kur ti shkon me frymën e Dhjetorit dhe të shash frymën e Dhjetorit. Sepse në momentin që ti flet, ti konsiderohesh armik. Në momentin që ti s’je dakord me liderin, ti konsiderohesh armik. Unë mendoj të largojmë frymën komuniste”, shtoi ai.
Sipas Markut, kulti i individit në Shqipëri ka dëmtuar demokracinë. “Ne nuk mund të kultivojmë demokraci nëse nuk mund e bëjmë te vetja fillimisht, në familje në shkolla e kështu me radhë. Është misioni i PD, duhet ta rimarrë se e ka humbur”, u shpreh Marku.
Akademiku u shpreh se po nuk kultivuam aftësinë e të menduarit kritik, ne do shkojmë vetë si fashë politike nga dështimi në dështim dhe do ta çojmë shoqërinë shqiptare nga dështimi në dështim dhe do ta bëjmë Shqipërinë një vend me banorë siç është tani – që s’mendojnë të jetojnë këtu.
“Të gjithë s’mendojnë të kenë fëmijë këtu, është e tmerrshme”, theksoi.
Lexo edhe:
Mark Marku: Basha nuk ka ndryshuar, është njësoj siç e kam njohur