• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Si s’të vjen zor mo, kjo është injoranca”/ Pasi u vaksinua, Rama përplaset me gazetarët (VIDEO)

13:04 : 02/12/2021
në AKTUALITET, POLITIKE, VIDEO

Kryeministri Edi Rama u paraqit këtë të Enjte në ambientet e “Arenës Kombëtare” për të marrë, siç njoftoi ai, dozën e tretë të vaskinës anti-Covid.

Pas injektimit, Rama paralajmëroi kufizime për personat që nuk vaksinohen.

Kritika lëshoi ndaj atyre që janë skeptikë ndaj vaksinimit. Po ashtu, u përplas me gazetarët teksa u prekën çështje si mospajisja me “Green Pass” natyror e personave të shëruar nga Covid-i, përballja me një gjendjt të rëndë shëndetësore të personave që e kanë kaluar koronavirusin edhe pse të vaksinuar, apo shpenzimet e kripura mjekësore për përballimin e sëmundjes.

Rama iu drejtua gazetarëve me fjalët: “si s’të vjen zor mo”, apo “kjo është injoranca”.

Intervista

Lexo edhe:

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

Min 10:45

….

Gazetari: … Shtetet që ju sapo përmendët njohin imunitetin natyror po aq sa vaksina. Pra “Grenn Pass” natyror. Pasi ti kalon Covid-in, për 6 muaj njihet imuniteti natyror. Ndërkohë qeveria juaj e njeh këtë vetëm në hyrje të doganave shqiptare, pse nuk e njihni ju imunitetin natyror?

Rama: Dakort kjo është ajo që njeh gjithë BE-ja. Dhe kjo ka të bëjë me shërimin. Unë po flas për vaksinimin dhe po flas për kartën e gjelbër të vaksinimit. Mos ngatërro dynjanë të lutem shumë.

Gazetari: Unë po ngatërroj dynjanë?!

Rama: Ju përgjigja pyetjes nuk përjashtova. Unë po flas për ata që janë të pavaksinuar që të vaksinohen. Pastaj ça përmban vendimi nuk diskutohet, ne nuk vëmë në diskutim vendimin. Për ça po debatojmë?!

Gazetari: Ju po diskriminoni shtetasit shqiptar. Nuk i pajisni me “Green Pass” natyror pas kalimit të Covid-it. Ja njihni vetëm qytetarëve që hyjnë në pikat doganore shqiptare. Ky është vendimi i lëshuar nga zonja (ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, që ishte krah Ramës) në 30 Gusht 2021.

Rama: Ka ndonjë pyetje tjetër?

Një gazetare e pyeti për deklaratat e mjekëve në spitalin e Korçës se nuk kanë marrë dëmshpërblimet e premtuara nga vetë Rama dhe Manastliu.

Kryeministri zgjodhi ti mos përgjigjet: Ka ndonjë pyetje për vaksinimin?

“Kur do vijë momenti që Shqipëria të bëhet si Italia, Franca apo shtetet e tjera që cituat ju, që do të thotë pa vaksinë s’mund të hyhet në universitet, institucione publike, private, qoftë edhe në lokal”, u pyet kryeministri.

Rama: Këtë nuk e vendos unë, këtë nuk e vendos qeveria. Këtë e vendos komiteti. Në nuk do marrim vendime politike vetë. Dhe ajo që po përpiqem t’iu them është mos bëni konfuzion, sepse po flasim këtu për këtë. Prandaj zotëri mos bëj konfuzion. Nuk e përjashtoj njeri atë që the ti.

Gazetari: Nuk bëj konfuzion fare. E keni përjashtuar, nuk i pajisni.

Rama: … Sepse krijon konfuzion po të them dhe njëherë tjetër.

Gazetari: Unë jam nga ata që e kam kaluar dy herë (Covid-in), ju nuk më keni pajisur. Keni diskriminuar një qytetar shqiptar.

Rama: O zotëri, mos krijo konfuzion të lutem shumë po flasim për ata që duhet të vaksinohemi. Për të tjerët është vendimi, është i qartë edhe këtë diskriminimin tënd mund ta sqarojmë kollaj fare dhe s’ka nevojë të krijojmë konfuzion se kështu krijohet konfuzion.

Gazetari: Jo s’krijohet konfuzion fare

Rama: Krijohet konfuzion po ta them prapë. Këtu jemi për vaksinimin dhe po flasim për vaksinimin. Nuk po flasim për konfuzionin. Kur të flasim për çështje të tjera urdhëro fol. Nuk ka asnjë problem. Unë nuk e përjashtova atë. Unë thashë që në Shqipëri ne po përballemi me pallavrat e internetit dhe që flasin për konspiracione botërore, flasin për skema shfarosjeje të pensionistëve, flasin për një forcë të errët të kësaj natyre dhe që janë të rrezikshme sepse këtu luhet me jetën. Prandaj zotëri kur flasim për këto të jemi bashkë. Kur flasim pastaj për zbatimin e detajuar të gjitha mekanizmave bujrum fol, faleminderit bile që e ngre si problem, po jo këtu dhe jo tani. U vaksinove ti?

Gazetari: E kam kaluar dy herë

Rama: A s’je vaksinuar ti prandaj. Epo mirë vaksinohu se s’do hysh dot nëpër konferenca shtypi.

Gazetari: Nëna ime u vaksinua dhe u sëmur rëndë.

Rama: Si s’të vjen zor mo, si stë vjen zor.

Gazetari: Nëna ime u vaksinua dhe u sëmur rëndë zoti Rama.

Rama: Po si s’të vjen zor që bën këtë debat këtu.

Gazetari: Kam paguar 1 mln e gjysmë trajtim.

Rama: Si nuk të vjen zor që bën këtë debat.

Gazetari: Mua të më vijë zor?! Unë kam kaluar në lëkurë!

Rama: Ja kjo është injoranca dhe kjo është marrëzia e cila bëhet propagandë. Është e thënë dhe e stërthënë vaksina nuk të mbron nga infektimi. Ata që janë të sëmurë rëndë dhe që kanë sëmundje të tjera sigurisht që vaksina mbase nuk arrin dot ti shpëtojë jetën kur goditen në organizmin e tyre, por shikoni shifrat. Sa janë këta? Dhe sa janë ata të cilët janë të vaksinuar dhe të cilët mbrohen në mënyrën më të mirë kur i prek COVID-i, sa janë? Dhe është e turpshme kjo! Kjo është e turpshme, këtu është fjala për jetën e njerëzve. Dhe pikërisht në këtë pikë të gjithë ata që kanë një mikrofon, të gjitha ata që kanë një ekran, një zë duhet të jenë të përgjegjshëm dhe s’mund të bëjnë spektakël me jetën e njerëzve. Ky është thelbi. Dhe kjo që bëni tani dhe ju këtu kush ndërhyri në këtë formë është skandaloze se këtu bëhet fjalë për jetën e njerëzve dhe kaq!

Më tej, kryeministri u largua.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Ambasadori i BE pranoi që ‘policët sillen si banditë'”, Berisha në Bruksel: Rama bashkëpunon me kartelet e drogës

12:12 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
AKTUALITET

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

18:19 : 04/06/2025
Para

Balla këshillon Bashën: Padite Berishën në Gjykatë

TË GJITHA

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025

Shfrytëzonin vajzat për prostitucion në Vlorë! Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja

14:30 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com