Nëse shenja juaj është në këtë listë, kemi lajme jo të mira: ndoshta nuk jeni personi më i mirë që të tjerët të qëndrojnë me ju.
Dashi-Bëni kujdes nga zjarri që ju udhëheq së brendshmi, mund të djegë njerëzit që ju rrethojnë dhe veten tuaj. Të lindurit e Dashit mbajnë brenda vetes së tyre besimin që e kanë edhe shenjat e tjera të zjarrit, por me doza më të larta të vetëvlerësimit që ndonjëherë provokojnë përplasje në marrëdhënie.
Dashi heziton deri minutën e fundit të pranojë një gabim, këtë e dinë dhe ata vetë, ndaj nuk duhet të habiten nëse miqtë ose mikeshat që nuk kanë marrë një falje të sinqertë prej tyre të largohen përgjithmonë nga ata.
Peshorja-Ky informacion mund të tronditë disa prej jush, por Peshoret e dinë dhe vetë se mund të jenë arrogante në disa rrethana. Janë diplomatë të mëdhenj, admirues të së bukurës dhe e bëjnë këtë në mënyrë të idealizuar, prandaj nëse mendojnë se kanë të drejtë, Peshoret humbasin mundësi të mëdha vetëm dhe vetëm sepse nuk e kanë përulësinë për të mësuar nga njëri-tjetri.
Shigjetari-Fytyra e mikut të të gjithëve dhe spontanitetit të gjallë fsheh një të vërtetë jo dhe aq të këndshme për të lindurit e Shigjetarit: ata e konsiderojnë veten më të mirët në çdo gjë që bëjnë. Ju mund të mendoni se kjo ka anën e saj të mirë, vetëbesimin në veprimet e tyre, por nëse shkojnë shumë larg, Shigjetarët mund ta vënë veten në piedestal dhe të refuzojnë të mësojnë diçka nga ata që i rrethojnë. Një këshillë: Shigjetarë të dashur, përdoreni spontanitetin tuaj në takime për të dëgjuar më shumë dhe për të pretenduar më pak. Përulësi!
Ujori-Të mësuar të të tërheqin vëmendje për inovacionin e tyre mendor, Ujorët duhet gjithashtu të kenë kujdes për mënyrën se si i shfaqin qëndrimet e tyre, pasi e kanë zakon t’i shohin të tjerët si inferiorë. Një shenjë që evokon ndryshimin, Ujori mund të mos i kuptojë ata që preferojnë një rrugë tradicionale në jetë dhe i kritikon për këtë. Ndodh edhe sepse ata e shohin botën në mënyrë unike. Ujorët mendojnë se kushdo që ecën me këmbë në tokë është poshtë tyre.