• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrim i rëndomtë/ Veliaj “përuron” si investim të tij shkollën e rindërtuar nga Katari

12:02 : 24/11/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reklamoi në rrjetet sociale punimet që po kryen për rindërtimin e shkollës “Lasgush Poradeci” në Kombinat, e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Paraqitjen në median sociale, Veliaj e shoqëroi me tekstin: “Lasgush Poradeci” në Kombinat – Shkolla më e bukur në Republikë! Çdo shkollë të re që po bëjmë në Tiranë, është më e mirë se shkollat që sapo kemi përuruar”.

Në foto: Postimi i Erion Veliajt në rrjete sociale për shkollën “Lasgush Poradeci”

Në fakt, godina është shumë e bukur, të paktën krahasuar me ndërtesën gati 50-vjeçare që ishte para tërmetit.

Por, rindërtimi i saj nuk është as meritë e Veliajt dhe, për më tepër, as investim i Bashkisë që ai drejton, kryesisht nëpërmjet propagandës në rrjete sociale.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

Shkolla “Lasgush Poradeci” ishte një prej tre godinave të arsimit parauniversitar, i cili u caktua të rindërtohej nëpërmjet një Granti të ofruar nga Fondi i Katarit për Rindërtim dhe Zhvillim.

Projekti me vlerë 5 milionë dollarë përfshinte edhe rindërtimin e shkollës “15 Shtatori” në fshatin Pezë dhe kopshtit nr.42 në Tiranë.

Marrëveshja për Grantin është miratuar në datën 12 Shtator 2020, me përfaqësues nga pala shqiptare Ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe për palën e Katarit, Drejtori i Fondit, Khalifa Jassim Al Kuwari.

Në foto: Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Grantit 5 milionë dollarë nga Fondi i Katarit për Zhvillim

Sipas marrëveshjes, Fondi i Katarit, i cili në tekst është emërtuar si “Pala e Parë”, do të ishte përgjegjës për të gjithë procedurat tenderuese dhe konsulencën e rindërtimit të godinave të reja.

Në nenin 6 të Marrëveshjes së Grantit, përcaktohet specifikisht:

“6.1.2 Pala e Parë do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e procedurave të tenderit që përfshin hapjen e ofertave teknike dhe financiare të zyrave të këshillimit dhe kontraktuesve, rishikimin, vlerësimin dhe dhënien e tyre;

6.1.3 Pala e Parë do të jetë përgjegjëse për miratimin dhe nënshkrimin e konfirmimeve me shkrim për dhënien e kontratës dhe të gjitha vërtetimet e pagesave për tenderuesit e suksesshëm dhe ofruesit e shërbimeve;

6.1.4 Pala e Parë ka të drejtë të caktojë një konsulent teknik (Inxhinieri) për të menaxhuar punimet e kërkuara dhe për të përgatitur raporte teknike dhe financiare për miratim nga Pala e Parë;

6.1.5 Pala e Parë mund të emërojë konsulentë inxhinierikë, konsulentë financiarë dhe ligjorë, siç e çmon të nevojshme;

6.1.6 Çështjet e përgjithshme për të garantuar progresin e duhur të të gjitha punëve në lidhje me projektin dhe për të verifikuar që detyrat dhe detyrimet e Palëve janë përmbushur siç duhet dhe në mënyrë të duhur;

6.1.7 Pala e Parë do të jetë kompetente për të gjitha çështjet dhe masat në lidhje me Projektin dhe menaxhimin e tij dhe monitorimin e shfrytëzimit dhe ekzekutimit të Projektit;

(….).

Në foto: Marrëveshja parashikon se Fondi i Katarit për Zhvillim është përgjegjës për të gjitha fazat e rindërtimit të godinës arsimore

Pra, duket qartë se Fondi i Katarit për Zhvillim ishte përgjegjës për gjithçka, ndërkohë që Qeveria, e konsideruar në Marrëveshje si “Palë e Dytë” dhe Bashkia e Tiranës, e emërtuar “Përfituesi”, kishin detyrim vetëm që të krijonin kushtet e nevojshme administrative për realizimin e projektit.

Madje, ndoshta duke pasur dijeni paraprakisht për maninë e Veliajt që të shfaqet në media, Marrëveshja e Grantit parashikon gjithashtu me detaje edhe daljet publike për prezantimin e projektit.

Në nenin 8 të Marrëveshjes, parashikohet:

“Pala e dytë (qeveria dhe Përfituesi) duhet të organizojë dy mundësi për mbulimin e mediave lokale. E para është gjatë ndërtimit dhe e dyta gjatë lançimit të Projektit. Të dyja mundësitë duhet të përfshijnë një përfaqësues nga Katari”.

Por, në daljen publike së fundmi të Erion Veliajt, nuk gjendet asnjë detaj që të dëshmojë se rindërtimi i shkollës “Lasgush Poradeci” është investim i Fondit të Katarit për Zhvillim.

Jo vetëm aq, por nga mënyra se si është prezantuar rindërtimi i shkollës së Kombinatit në rrjetet sociale nga Veliaj, krijon përshtypjen e rreme se investitor është Bashkia e Tiranës.

Etiketa: Erion Veliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

09:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Në 35-vjetorin e PS, Rama “lan duart” me Veliajn: Nuk kërkojmë lirimin e tij

19:51 : 02/06/2026
AKTUALITET

SPAK nuk e ‘lëshon’ Veliajn, zgjerohen hetimet ndaj të vëllait dhe bashkëshortes

15:33 : 29/05/2026
AKTUALITET

Nesho: Rama kontrollon drejtësinë dhe përdor Veliajn si ‘kokë turku’

22:00 : 28/05/2026
AKTUALITET

“I doli boja drejtësisë”, Lubonja: Veliaj mbahet në burg edhe për ekuilibër politik

21:40 : 28/05/2026
Para

Ahmetaj: Mazhoranca në shërbim të njerëzve në nevojë

TË GJITHA

U mor i pandehur, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom