Në një tjetër pretendim spektakolar për takime me jashtëtokësorët, një komentuese e ndjekur e rrjeteve sociale thotë se është marrë peng prej alienëve të cilët i kanë vjedhur vezoret në bark, madje thotë se ka analizat me ultratinguj për të provuar gjithçka.
Gruaja e re thotë në pretendimet e saj se alienët i kanë hequr 3 vezë të cilat “do t’i përdorin për të krijuar bebe hibride”. Sheera Lumira Rejoice ndante pretendimet apo shqetësimet e saj në një video me ndjekësit në rrjetin TikTok dhe kujton sesi alienët erdhën në shtëpinë e saj tre vjet më parë në 2018.
Në videon që është bërë tashmë virale në rrjet ajo përdor gjithashtu një kolonë zanore dramatike, me një tekst në ekran ku thuhet: “Kur njerëzit nuk e besojnë që je rrëmbyer nga jashtëtokësorët, duhet të tregosh shenjën e prerjes në vezore dhe analizat me ultratinguj. Alienët më morën vezët në mitër”.
Gruaja thotë se “nuk i kishte dhënë leje” alienëve për të hequr vezët e saj: “Sa për informacion, ata morën tre nga vezët e mia”.
Video ka lënë shumë shikues të çuditur, të pavendosur se kë të besojnë. Ata pyesnin vajzën nëse mbante mend diçka nga koha e rrëmbimit dhe Sheera u përgjigj duke postuar një kronologji të ngjarjeve, të cilat i quante “momentet më të paharruara të jetës time”.
Ajo shton se alienët nuk e morën në anijen kozmike, por erdhën në shtëpinë e saj.
“Unë isha në divan në apartamentin tim, ishte duke më zënë gjumi kur papritur ndjeva diçka si një paralizë,” thotë ajo për shikuesit.
“Isha e ngrirë dhe nuk mund të lëvizja trupin. Ktheva kokën dhe dera u hap. Aty ishte një figurë, një figurë si hologram me formë njerëzore”.
“Ishte kryesisht ngjyrë gri por me konture të zeza. Ata më morën por thjesht duke më bërë të pluskoja në ajër, ndërsa këmbët e mia ishin të hapura”.
Sheera thotë se nuk e kishte kuptuar se i kishin hequr vezët, deri në një kohë të mëvonshme kur shkoi të kërkonte ndihmë te një shaman (shërues shpirtëror).
Ajo tregon: “Ky burri më tha ‘ti ke lindur tre bebe hibride, pasi të kanë marrë tre vezë nga mitra’. Unë nuk e kisha idenë për këtë derisa sa më informoi shëruesi dhe intuita ime beson se ajo që thotë është e vërtetë”.
“Prej asaj kohe isha e kthejllët nga të gjitha substancat që merrja, alkoli, duhani apo kafja. Nisa të shkoj shpesh në vende për të qenë në kontakt me natyrën, për të shëruar veten dhe trupin tim”.
“Përfundova duke ndryshuar edhe emrin pasi nuk ngopesha me ndryshim pas kësaj eksperience”.
Por ndjekësit e ngjarjes ishin majft të përçarë dhe hidhnin dyshime mbi eksperiencën e saj të “rrëmbimit prej alienëve”.
Një prej tyre tha: “Pra në fakt ishte bvetëm një paralizë gjumi. Je më e ekspozuar ndaj kësaj kur fle me kurriz”.
“Paraliza e gjumit ndodh shpesh dhe gjatë saj është e zakonshme të kesh haluçinacione,” shtoi një komentues i dytë.