• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E vërteta mbi “haremin” dhe “derrkucin”

10:14 : 18/11/2021
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Agron Gjekmarkaj

Një titull i gazetës së dashur “Panorama” më tërhoqi vëmendjen që në të gdhirë sot, “Haremi… i Gjekmarkajt fut në sherr deputetet”! Duhet të sqaroj opinionin që në sallën e Parlamentit nuk kam përdorur asnjëherë këtë koncept. Dje, zonja Balluku në mënyrë artificiale citoi keq një artikull tim të fillimshtatorit kur u formua qeveria e re, e risolli publicistikën time të shkruar para se të ulesha në atë sallë, si argument për t’u përballur me opozitën, e cila fyhet orë e çast nga Kryeministri. Nëse ka një gjë që nuk i shkon kësaj qeverie, zonjave dhe zotërinjve të saj, është viktimizimi. Nuk ka situatë më qesharake sesa ata që janë në krye të çdo pune të ligë, viktimizohen, më cinike sesa t’i shohësh vjedhësit e zgjedhjeve të ndihen të bullizuar nga opozita.

Jam munduar ta sqaroj asokohe që termi “harem politik” nuk nënkupton haremin si koncept siç e kemi në vetëdijen popullore. Kjo ndeshet herët si afinitet, si lidhje, si nënshtrim politik pa kushte në këmbim të benefetive, del herët në greqishten e lashtë si nocion, në latinisht e më vonë turqisht në kuptimin më të përdorshëm. E gjejmë atë në veprat e mëdha të njerëzimit. Nga ky term nuk janë kursyer as papët e Romës, as perandorët e mbretërit e as presidentët e demokracive bashkëkohore. E përdorin Zhan Zhak Rusoi, Volter, Benedeto Croce, Bernard Henri Levi, Çomski e shumë të tjerë. Harem është përdorur edhe për burrat jo thjesht për gratë.

Haremi ka qenë edhe shkollë, madje. Burrat e qeverisë sonë nuk reaguan, nuk u ndien të fyer e kuptuan që ishte koncept politik. Dje, pas disa muajsh e rifuti në diskurs me ndonjë sms të ardhur ministrja Balluku, pasi ambasadorja amerikane kishte reaguar kundër fyerjes ndaj zonjës Tabaku. Lipsej për shenjë barazie. Duke gjykuar në fillimshtator se u keqkuptova, nuk hezitova të kërkoj falje publike për të gjithë ata që mund të kisha lënduar pa dashje. Një nxitje më shumë ishte edhe një sms i zonjës Helena Kadare, një mike që në çdo rast ia çmoj gjykimin dhe jo forca kërcënuese e Kanunit.

Të kërkosh falje është burrëri, ta bësh së dyti në mënyrë artificiale është dobësi e këtë kënaqësi nuk kisha pse ia jap askujt. Dje, zonja Balluku, e cila është aty si politikane, si deputete dhe si ministre, si person publik dhe pastaj si grua, së cilës kurrë dhe në asnjë rast nuk e kam cituar as atë dhe as familjarët e saj për arsye jashtëpolitike e njerëzore, dje duke i rrotulluar fjalët si pështymën, përmes insinuatash, mori në gojë familjen time të gjithën. Asnjëherë nuk do gjendet një fjali dhe një rresht që unë t’i kem përmendur dikujt familjen e as do të ndodhë. Nëse unë kam lënduar dikë, le ta marrin hakun mbi mua aty ballë për ballë si një person politik e publik ndaj të ngjashmit të vet.

Lexo edhe:

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

Vota e blerë dhe presioni shtetëror, Gjekmarkaj-Çelës: Nuk shihni atë që pa gjithë bota

E ftoj zonjën Belinda të mos e bëjë kurrë më, por ani si ta ketë. Ndërkohë do dëshiroja shumë që të zgjeronte rrugën e Veriut se hymë e dalim si në një hinke e duhen orë për të shkuar në Lezhë, sidomos gjatë verës. Tuneli i Llogorasë për të shkuar te Vilat e Palasës e Dhërmiut priste edhe ca. Kryeparlamentarja, zonja Nikolla, së cilës i rrëzëllen si smeral mërzia atje sipër ku rri e drejton punët e Parlamentit, kujdeset të mos i përmbyllim mendimet, kujdeset të na marrë kohën e një replike siç ma bëri mua dje në sallë e shqetësuar vetëm kur bezdiset qeveria, Kryeministri e ministret, dhe në fund të na qortojë me moralizma që me kujtojnë Bep Shirokën e paharrueshëm te filmi “Koncert në vitin 1936” në rolin e xhandarit, me një thupër që i bërtiste turmës, e cila këndonte “praj mor ti, prani more teveqelë”!

Teksa më hiqte vërejtje dje, mendova inshallah nuk shkrehet në të qara nga lëndimi se do mbyteshim në lot të kripur se godina e Kuvendit nuk ngjan me arkën e Noas e s’do kishim shpëtim. Në galanterinë e saj më shumë besim kam pasur. Kohë për të bërë avokatin e opozitës, siç ka premtuar ka ende. Deri tani po i bën prokurorin asaj. Dhe tjetra që meriton vëmendje është etiketimi ndaj Braçes me nofkën “derrkuc” nga ana ime.

Sigurisht, gabim dhe i lyp ndjesë pa hezitim, por nuk i ndërhyj askujt, nuk i bëj askujt zhurmuesin, i dëgjoj të gjithë pa asnjë koment, kur më pëlqejnë a jo, ndërsa dje sa hapa gojën në anën time dëgjoheshin zhaurima si në një zgjua bletësh, britma dhe thirrje ku zëri i Braçes spikaste. M’u hakërrua me fjalën “idiot”, shpresoj të tërhiqet edhe ai nga përcaktimi. E ndjeva nevojën e këtij sqarimi, për të cilin e mbushi kupën titulli i sotëm dhe e mbushën gotën ata të djeshmit për lëshim goje aq sa ishte mërzitur edhe gazetari i shquar, zoti Rosaku. /Panorama/

Etiketa: analizaderrkucigjekmarkaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025
AKTUALITET

Vota e blerë dhe presioni shtetëror, Gjekmarkaj-Çelës: Nuk shihni atë që pa gjithë bota

14:50 : 27/10/2025
AKTUALITET

“U përdor administrata për zgjedhjet”/ Kryeprokurori Çela i përgjigjet deputetit të PD: Kanë nisur disa hetime

13:59 : 27/10/2025
AKTUALITET

Skandali/ Specat me pesticide të kapur në Slloveni u certifikuan me vulë sigure nga autoritetet shqiptare

12:04 : 07/09/2025
AKTUALITET

Sistemi shëndetësor në kolaps financiar/ PD: QSUT ndalon analizat, pacientët peng i koncesioneve

11:14 : 30/08/2025
AKTUALITET

“Shteti dhe pushteti u bënë bashkë”/ Gjekmarkaj: 11 maj ishte farsë zgjedhore

15:08 : 03/07/2025
Para

Publikohet traileri i “Spider Man”, zbulohet data e premierës (Video)

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com