Një foshnje katër muajshe po luftuan me vdekjen në spitalin “Ippokratio” të Selanikut për shkak të problemeve me frymëmarrjen që i shkaktoi koronavirusi.
Mediat greke bëjnë me dije se foshnja ishte dërguar fillimisht në spitalin e Komotinit, por mjekët aty vendosen që ta dërgojnë për mjekim më të specializuar në Selanik.
Stafi mjekësor konstatoi se foshnja kishte nivel të ulët të oksigjenit në gjak dhe komplikacione të tjera duke vendosur që ta fusnin menjëherë në intubim.
Greqia është duke u përballur me numër të madh rastesh me koronavirus gjatë kësaj vale të pandemisë, ku spitalet janë tërësisht të mbushur.