• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kandidatja e LSI “shpërthen” ndaj Bardhit: Gaz, nuk të llogarit njeri ty

16:58 : 12/11/2021
në AKTUALITET, POLITIKE

LSI vijon të reagojë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, pas deklaratave të këtij të fundit, se partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi refuzoi ofertën për 15 emra në vende të sigurta, në listat shumëemërore të kadidatëve, me kushtin që në zgjedhjet e 25 prillit partitë të dilnin me një listë.

Ish-kandidatja për deputete e LSI në qarkun e Elbasanit, Miranda Rira, shkruan se ishte PD ajo që u kërkonte qytetarëve të mos votonin për LSI.

Rira shkruan se atë kohë pikërisht për këtë i kishte shkruar një mesazh Lulzim Bashës dhe kandidatit asokohe për deputet të PD, Lefter Gështenjës, ku i ka kërkuar të respektojnë “koalicionin” dhe normat politike të para vendosura.

“Gazmend Bardhi, duke u gjëndur përballë një uragani të bazës demokrate që ka dalë hapur në mbështetje të Berishës dhe që kërkon largimin një orë e më parë të Lul Bashës, mundohet të mbrojë me thonj Bashën, duke ia hedhur fajin LSI-së, për humbjen e zgjedhjeve te Prillit.

Si ish-kandidate për deputete e qarkut të Elbasanit, nuk mund të rri pa i kthyer një përgjigje. E para, Gazmend(a), erdhi nga Kavaja në Elbasan, me poture e potere të madhe, me aheng e me gjullurdi, me kulisa e me banda guerrile të armatosura, se gjoja do t’i bënte zap elbasanllinjtë dhe se fitoren do ta sillte pikërisht ky, bash aty në kërthizë të Shqipërisë!

Lexo edhe:

Përplasja në Dibër/ Xhemal Gjunkshi: Ka pasur dy herë të shtëna me armë zjarri

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

Në një situatë anormale për zgjedhje të lira e të ndershme, LSI nuk ndenji në hije, përkundrazi unë jam përballur vetë me bandat dhe me një fushë të minuar, si nga PS ashtu edhe nga PD, si nga bandat e njërës palë, ashtu edhe nga bandat e palës tjetër, duke rrezikuar edhe jetën time.

Një tufë burrash e hijenash, që m’u vunë nga të katër anët! Lufta e pistë ndaj LSI, e zhvilluar në qarkun e Elbasanit, urdhërohej nga Gazmend(a), si i pari i listës në këtë qark, dhe artikulohej vertikalisht deri tek anëtarët e tjerë më të thjeshtë në bazë. Deviza ishte: “Asnjë votë LSI-së! Nëse nuk votoni PD-në, më mirë votoni PS-në sesa LSI-në”! Pikërisht për këtë, i kam shkruar një mesazh Lulzim Bashës dhe kandidatit asokohe për deputet të PD, Z. Lefter Gështenja, ku i kam kërkuar të respektojnë “koalicionin” dhe normat politike të para vendosura, nga të 2 kryetarët e partive respektive.

Ty Gazi, nuk të kam shkruar ndonjëherë, sepse ty s’të llogarit njeri dhe se me njerëz hermafroditë, unë nuk merrem. Gazmend, në atë qark, ndodhi një vrasje, dhe ti mban mbi shpatulla hijen e rëndë të asaj humbjeje të panevojshme! Një humbje e madhe! Askush nuk duhet dhe nuk mund të vritet për vota, në asnjë parti, për asnjë arsye, në asnjë krah politik,në asnjë kohë, kjo është e patolerueshme dhe e papranueshme!

Prandaj, sidomos ti, kur ia hedh fajin LSI në qarkun e Elbasanit, është mirë t’i vësh fre gojës dhe të mendohesh pak!! Pak fare, do t’i bënte mirë ndërgjegjes tënde të turbullt. Hesht Gazmend, e mos fol broçkulla, pazaret e tua i dinë elbasanllinjtë dhe bashkitë e tjera të qarkut.

Lul Bashën nuk e shpëton dot, duke hedhur tym e blozë mbi LSI. LSI ka kusuret e veta, ka gabimet e veta, por ti mos jep mend e mos bëj analizën e kandidatëve të atij qarku. Shumë shpejt do të ikë dhe lulushi e do mbetesh vetëm, fillikat, nën zemërimin e demokratëve të ndershëm” shkruan ajo në postimin e saj.

Etiketa: bardhilsiperplasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përplasja në Dibër/ Xhemal Gjunkshi: Ka pasur dy herë të shtëna me armë zjarri

07:28 : 11/05/2025
AKTUALITET

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025
AKTUALITET

“Balluku po përdor ‘Tan Leprin’ për të blerë vota”/ Bardhi: SPAK po hesht

16:50 : 08/05/2025
AKTUALITET

Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës, nuk e meriton respektin!

21:52 : 07/05/2025
AKTUALITET

Përplasja me armë në Laç, gjykata lë në burg Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin

17:56 : 06/05/2025
AKTUALITET

Padia për shpifje nga KESH, GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

16:14 : 05/05/2025
Para
Amy Harris/Invision/AP

9 të vdekur dhe mbi 300 të plagosur, Travis Scott kërkon të ndihmojë çdo familje të prekur nga tragjedia në koncert

TË GJITHA

Socialistët po blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD Elda Hotit

08:47 : 11/05/2025

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

08:45 : 11/05/2025

Largimi i tretë nga Laçi, tjetër titullar ndan rrugët me kurbinasit

08:34 : 11/05/2025

Zgjedhjet që nuk kanë dhënë shpresë, edhe këtë herë më shumë se gjysma nuk pritet të votojnë

08:28 : 11/05/2025

Shqipëria voton! Reagon Berisha: Njisha, jeni gati?

08:25 : 11/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Vëzhguesit e OSBE-ODIHR monitorojnë procesin në një QV në Berat

08:19 : 11/05/2025

Nuk nis procesi i votimit në disa zona të thella të Shkodrës! Komisionerët s’janë paraqitur ende në QV

08:16 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com