Krisja mes PD dhe LSI është konfirmuar zyrtarisht mbrëmjen e sotme nga dyshja Gazment Bardhi-Petrit Vasili.
Një deklaratë e bërë nga Bardhi mbrëmjen e sotme në Open se PD i ka ofruar 15 mandate të sigurta LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit për të hyrë në një listë por kjo e fundit refuzoi, nxiti një ndërhyrje live të Petrit Vasilit për të kundërshtuar.
Vasili u shpreh se në prezencën e tij nuk është bërë asnjë bisedë e tillë ku PD t’i ketë ofruar 15 mandate të sigurta LSI-së për të hyrë me një listë, por thjesht është diskutuar për mundësinë më të mirë të maksimalizimit të votave dhe është dalë në përfudnimin se duhet të hyjnë me lista të ndara.
Në këto moemnte tensioni ku dy ish-aleatët po debatonin me njëri-tjetrin, Petrit Vasili i është drejtuar me ironi Bardhit se me të folur nuk e mund dot, prandaj i kërkoi që t’i japë mundësi të shprehet.













