Ndërkohë analisti Andi Bushati në Open foli për transparencën e munguar nga ana e Sali Berishë sa i përket mënyrës se si u mblodhën firmat.
“Ky konflikt ka lindur nga fetishizimi. Në këtë situatë Lulzim Basha duhej të mblidhte i pari firmat. PD duhet të mblidhet dhe të shoh nga vetvetja.
S’ka më rëndësi kush i mbledh firmat dhe mbledhja në këtë parti të kancerizuar bëhet oblegative”, tha Bushati.
Ndërkoha Gazmend Bardhi tha se askush nuk ka kundërshtuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar, por kjo nuk mund të imponohet.
Më tej ai tha se sot PD ka një problem me demokracinë e brendshme në PD dhe ky është një debat i shëndetshëm. Sipas tij para dy ditësh kjo betejë e Berishës e nisur për demokratizim dhe më pas e përfundojë si betejë për përfitim personal.














