Një efektiv policie është plagosur në një aksident të ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut.
Policia njoftoi se automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.