Një aksident me një të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkozet të Durrësit.
Sipas policisë, rreth orës 08:10 në rrugën Asti Gogoli, mjeti tip “Benz” fugon me drejtues shtetasin I.M., 51 vjeç, është përplasur me trenin. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.