Italia ka regjistruar 6,764 raste të reja me koronavirus , krahasuar me 491,962 tampone të kryera.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 31 të vdekur ndërkohë që janë rritur ndjeshëm shtrimet në spitale. Po ashtu bëhet me dije se 3392 persona janë shëruar .
OBSH ka paralajmëruar se Europa është kthyer në epiqendrën e Covid-19 ku shumë shtete po regjistrojnë shifra rekord të infektimeve. Teksa autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim mijëra qytetarë në Europë tashmë prej javësh të tëra po protestojnë kundër Green Pass.