Shpërthimet në Bruksel sot në mëngjes përbëjnë një sulm kundër Evropës demokratike, deklaroi kryeministri suedez Stefan Lofven.
“Është një sulm kundër Evropës demokratike. Ne nuk do të pranojmë kurrë që terroristët të sulmojnë shoqëritë tona të hapura”, shkruan shefi i qeverisë suedeze për agjencinë e lajmeve TT.
Nga ana tjetër homologu i tij danez, Lars Lokke Rasmussen dënoi me një mesazh në profilin e tij Twitter “një sulm të shëmtuar”.
“Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Ne jemi të gjithë në krahë të Belgjikës”, shtoi ai