• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VOA: KLGJ rrezikon të kthehet në mburojë për gjyqtarët kur përballen me ILD-në

19:04 : 29/10/2021
në AKTUALITET, VETTING

Dy vendime të njëpasnjëshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) rrezikojnë të kthehen në një mburojë për gjyqtarët përballë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Si për rastin e një gjyqtareje të Apelit të Tiranës, për të cilën ishte kërkuar shkarkimi, ashtu dhe më pas për dy gjyqtarë të Apelit të Vlorës, për të cilët ishte kërkuar masë disiplinore, KLGJ-ja ka vendosur pezullimin e procedimit disiplinor, me arsyetimin se duhej pritur vendimi i formës së prerë nga organet e Vettingut.

Pezullimi i një procedimi disiplinor të kërkuar nga Inspektoriati parashikohet në ligjin për Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili në asnjë rast nuk e njeh Vettingun si shkak. Ndonëse në një përgjigje për Zërin e Amerikës, Këshilli I Lartë GJyqësor, jep një tjetër interpretim.

Në 30 prill të këtij viti, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Apelit të Tiranës Evjeni Sinoimeri, për shkak se ajo nuk justifikonte dot burimin e pasurive të saj. Paralelisht, Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë kishte nisur procedimin ndaj saj, duke i kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, po shkarkimin e saj, për këtë herë nga radhët e magjistratëve, duke qenë se gjyqtarja kishte më shumë se 1 vit që nuk paraqitej në punë, pasi kishte konsumuar një leje dyvjeçare të marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Zonja Sinoimeri, vijon të ketë statusin e magjistratit dhe të përfitojë 70 përqind të pagës, deri kur të shprehet Kolegjit i Posaçëm i Apelimit (KPA).

Por në 11 tetor, kërkesa e ILD-së ndaj gjyqtares u pezullua nga KLGJ-ja “deri në marrjen formë të prerë të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.

Dy javë më pas, më 25 tetor, i njejti argument përdoret sërish nga KLGJ, këtë herë për dy gjyqtarë të tjerë të Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj dhe Nazmi Troka. Për ta Inspektoriati kishte kërkuar uljen e pagës për një vit, si masë disiplinore lidhur me një vendim për rishikim mase sigurie në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale.

Lexo edhe:

Valbona Sanxhaktari, nga “dështake në magjistraturë” tek “ylli i Gjykatës së Lartë”

Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarëve/ Bardhi: KLGJ dëshmon se nuk është në lartësinë e detyrës kushtetuese

Gjyqtari Petrit Aliaj është shkarkuar ndërkohë nga KPK-ja për mosjustifikim të pasurisë dhe është në pritje të vendimit të KPA. Ndërsa gjyqtari Troka, është në pritje të vlerësimit nga KPK-ja.

Për të dy sërish KLGJ përdori të njejtin metër. Madje e shtriu dhe më tej. Nëse gjykatësi Aliaj ishte rast i njejtë me atë të zonjës Sinoimeri, sa i takon raportit me procesin e rivlerësimit, për gjyqtarin Troka, ndonëse nuk ka ende asnjë vendim as të KPK-së, relatori i çështjes Maksim Qoku, tha gjatë seancës, se “vendimi që është marrë në shqyrtim për realizimin e këtij procedimi disiplinor, është pjesë e objektit të KPK, kështu që do të ishte e parakohshme një vendimmarrje për masë disiplinore”.

Madje sipas tij, duke qenë se procedimi ndaj tyre ishte për të njejtin rast, ndarja e vendimmarrjes “atëherë do të conte në një paragjykim të cështjes, nëse do të gjykoheshin të ndarë e do të paragjykohej dhe vendimmarrja”.

Pezullimi i një procedimi disiplinor parashikohet nga ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në dy nene të tij, neni 126 dhe 145. Neni 126 saktëson se : “Inspektori i Lartë i Drejtësisë vendos pezullimin e hetimit disiplinor kur është duke u zhvilluar hetim penal ose një proces gjyqësor penal, administrativ ose civil: a) në të cilat, njëra nga palët është magjistrati” dhe kur “b) shkelja e dyshuar lidhet me të njëjtat fakte, për të cilat do të merret vendimi”.

Neni 145 i cili flet për pezullimin nga ana e Këshillit, si atij Gjyqësor ashtu dhe atij të Prokurorisë, i referohet të njëjtave raste të parashikuara në nenin 126.

Në asnjë rast, përfshirja e një gjyqtari, apo dhe prokurori, në procesin e rivlerësimit, nuk parashikohet si shkak për ndërprerjen e procedimit disiplinor.

Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, për vendimin e fundit ndaj dy gjyqtarëve të Apelit të Vlorës, KLGJ i bën një interpretim nenin 126, ndonëse ai është taksativ në përcaktimin e kushteve për pezullim. KLGJ shpjegon gjithashtu se “vendimmarrja është bazuar dhe në nenin 66 të Kodit të Procedurave administrative”, nen i cili ngjashëm, parashikon pezullimin nga një organ publik, të një çështjeje për zgjidhjen e së cilës është kompetente një gjykatë ose një organ tjetër. Në këtë mënyrë, KLGJ i njeh procesit të rivlerësimit një superioritet të debatueshëm ndaj vetvetes apo dhe ILD-së, ndonëse të dyja janë organe kushtetuese.

Nga ana tjetër rrezja e veprimit të vettingut është shumë herë më e gjerë, ndërkohë që KLGJ dhe ILD, veprojnë mbi raste konkrete, të cilat jo detyrimisht përfshihen në rivlerësim. Vetë KLGJ në përgjigjen e saj pranon se për zotin Aliaj, “shkelja e dyshuar nuk lidhet me faktet objekt i procesit të rivlerësimit ndaj tij”, e megjithatë preferon të presë përfundimin e këtij procesi. Ndërkohë që në rastin e gjyqtares Sinoimeri, vetë KPK, në vendimin e tij ka vlerësuar se “shkelja disiplinore lidhur me etikën…, është kompetence vlerësimi e KLGJ-së”, duke qenë se periudha kur ka ndodhur është tej asaj që përfshihet në rivlerësim.

Nga ana e saj, ILD-ja, në përgjigjen ndaj Zërit të Amerikës, u shpreh se Inspektori i Lartë Artur Metani “nuk mund të bëjë komente apo deklarata jashtë procesit në lidhje me çështje të cilat janë në trajtim”, se “ai është në pritje të vendimit të arsyetur” dhe se “qëndrimin e tij e ka shprehur në seancë”, gjatë së cilës, zoti Metani e ka kundërshtuar propozimin e relatorit, duke u shprehur se ashtu si dhe në rastin e zonjës Sinoimeri “i qëndroj mendimit, që KLGJ e ka mundësinë ligjore për të vazhduar procedimin në fazat e mëtejshme”.

Vendimet e fundit të KLGJ rrezikojnë të krijojnë një precedent problematik, duke ngritur një barrierë mbrojtëse, për gjyqtarët të cilët mund të jenë subjekt procedimesh të ndryshme nga ILD-ja. Vetë KLGJ, rastin e gjyqtares Sinoimeri, e përdori dy javë më pas për dy gjyqtarët e tjerë. Anëtarja Brikena Ukperaj, e përmendi pikërisht me termin precedent, kur doli në mbrojtje të qëndrimit të relatorit. Një precedent nga i cili mund të përfitojnë të gjitha ata, mes gjysmës së gjykatësve që ende nuk kanë mbyllur hesapet me Vettingun, por që do të gjenin kështu një mburojë ndaj shkeljeve të mundshme./VOA

Etiketa: KLGJVOA; ILD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Valbona Sanxhaktari, nga “dështake në magjistraturë” tek “ylli i Gjykatës së Lartë”

19:10 : 23/09/2025
AKTUALITET

Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarëve/ Bardhi: KLGJ dëshmon se nuk është në lartësinë e detyrës kushtetuese

20:49 : 20/09/2025
AKTUALITET

“Kolaps në drejtësi”/ Avokatët e Vlorës denoncojnë bllokimin e çështjeve në Apel, akuza KLGJ-së

20:35 : 17/09/2025
AKTUALITET

Nga Shkodra në Vlorë/ “Loja” e KLGJ, në krye të gjykatave “rilindas” e ish-drejtor të Ramës

15:23 : 10/09/2025
AKTUALITET

“KLGJ e mbron me urdhër politik”/ Berisha: Irena Gjoka e ka vendin në burg, por e mban në detyrë Rama

10:57 : 01/09/2025
AKTUALITET

Teatri i turpit: Rama gjykatës suprem, KLGJ skuth, KLP struc

13:27 : 30/08/2025
Para

"Foltorja" e Berishës, ja ku do të zhvillohet takimi i rradhës më 2 nëntor

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 3 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 02/10/2025

EMRI/ I dënuar për trafik kokaine, ky është shqiptari që u gjet i varur në një tabelë në Belgjikë

23:00 : 02/10/2025

Hoxha: Krimi i organizuar në Durrës i lidhur me pushtetin, operacioni i SPAK i vonuar

22:54 : 02/10/2025

Conference League/ Shkëndija humbet ndaj Rayo Vallecanos, barazon Drita

22:45 : 02/10/2025

Nipi i Halim Kosovës kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Florian Haçkaj: Ja çfarë më tha

22:37 : 02/10/2025

FOTO/ Ky është 40-vjeçari që u vra me thikë në Babrru, autori shkoi me njolla gjaku në lokal

22:27 : 02/10/2025

A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do e mbroj vendimin tim

22:15 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com