Gazetari i njohur amerikan, Matt Palumbo që shkruan për Bongino, një program politik i rrjetit të madh Fox Nation, i ka bërë jehonë padisë së liderit historik demokrat, Sali Berisha, ndaj Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken. Palumbo shkruan se Berisha e ka paditur për shpifje, duke cituar lidhjet e Blinken me Soros
Nga Matt Polumbo
Sali Berisha, kryeministri i 32-të dhe presidenti i 2-të i Shqipërisë, sapo ka publikuar një deklaratë për shtyp ku thuhet se Gjykata e Parisit (Tribunal Judiciare de Paris) ka pranuar padinë e tij kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken për shpifje.
Deklarata e tij nënvizon si më poshtë:
“Unë ngrita këtë padi pasi Sekretari i Shtetit me datën 19 maj 2021 njoftoi vendimin e tij për shpalljen time dhe familjarëve të mi ‘non-grata’ për “korrupsion sinjifikativ”. Ky vendim është i bazuar në keqinformimin nga lobimi korruptiv i kryeministrit Edi Rama dhe protektorit të tij George Soros, me të cilin unë kam pasur kundërshti të mëdha.
Ky vendim pa asnjë provë, fakt apo dokument, i papritur, puro politik dhe unik në llojin e tij, erdhi 8 vite pasi unë kam dhënë dorëheqje nga çdo pozicion udhëheqje, dhe çdo funksion ekzekutiv publik, dhe tre jave pasi kandidati që unë mbështeta, humbi zgjedhjet.
Përveç kësaj, në 30 vite të karrierës time, kurrë ndonjëherë nuk jam akuzuar ose ndjekur për ndonjë forme korrupsioni dhe asnjeri nuk ka ngritur padi apo provuar ndonjë pretendim për korrupsion në gjykatë ndaj familjarëve të mi.
Duke shprehur besimin tim te gjykata dhe pritur ditën e gjyqit, unë ftoj Sekretarin e Shtetit të paraqesë në gjykatë çdo provë, fakt apo dokument për të provuar akuzat mbi të cilat ai ka bazuar vendimin e tij sine materia për shpalljen time ‘non-grata’”.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi raportova për lidhjet familjare të Blinken me George Soros. Për të ofruar një sfond të nevojshëm për këdo që nuk e ka lexuar: në maj Blinken njoftoi për sanksione kundër Berishës, duke pretenduar për ‘korrupsion madhor’ dhe i ndaloi atij, gruas dhe fëmijëve hyrjen për në SHBA.
Berisha insiston se ka ‘zero prova’ pas akuzave për korrupsion, duke theksuar se ndalimi i SHBA bazohet mbi dizinformata nga media të mbështetura nga Soros. Ai i tha gazetës ‘Washington Times’ në qershor: “Kam bindjen time të thellë që kjo deklaraë kundër meje është e bazuar tërësisht mbi dezinformime që Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ka marrë nga një proces i korruptuar lobimi, që përfshin Edi Ramën dhe George Soros, të cilët janë miq të ngushtë. Ata nuk kanë prova. Asnjë”.
Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës te Departamenti i Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje- Perëndim, një grup i sponsorizuar nga Soros. Instituti drejtohet nga një grua, e quajtur Delina Fico, e cila mban titullin e Drejtoreshës së Shoqërisë Civile. Fico dikur ka qenë e fejuara e Edi Ramës dhe më pas u martua me Bledi Çuçin, një nga aleatët më të ngushtë të Ramës.
Vetë Blinken ka lidhje familjare me Sorosin. Babai i Antony, Donald Blinken dhe gruaja e tij Vera kanë financuar ‘Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Antony Blinken’ në Universitetin e Europës Qendrore të Soros (një universitet i themeluar nga Soros), ku gjendet një koleksion dixhital me dokumente historike hungareze. Treshja është fotografuar edhe bashkë. Në një raport të Rrjetit të Fondacioneve Soros nga viti 2002, babai i Blinken renditet në Bordin e Administratorëve të Universitetit të Europës Qendrore, i treti pas Soros (që është kryetari) dhe Aryeh Neier.
Nuk ka dyshim se molla nuk ka rënë shumë larg pemës- pasi Blinken u konfirmua si Sekretar i Shtetit, gazeta hungareze ‘Magyar Mezet’ e quajti ‘një lajm të madh për George Soros’.
Linku: