Një aksident raportohet të ketë ndodhur pak orë më parë në superstradën Lezhë-Shkodër.
Informacionet paraprake njoftojnë se në hyrje të fshatit Balldre, një makinë ka përplasur një motoçikletë, e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.
Mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.