• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Uji i “bekuar” nga Rama helmoi Krujën

15:56 : 26/10/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Katërqind qytetarë të Krujës përfunduan në spital me sinptoma të ngjashme me helmimin si diare, të vjella dhe dhimbje barku. Gratë dhe fëmijët janë më rëndë. Dyshimi është se kjo ka ardhur nga ndotja, ku ujti i pijshëm është përzier me ujërat e zeza duke përfunduar në çdo familje krutane.

Krybashkiaku i Krujës, Bushi i partisë, për këtë çështje nuk flet, Instituti i Shëndetit Publik, me laboratorët e saj special dhe specialistët e superkualifikuar, ende nuk po i nxjerrin analizat. Uji i pijshëm që nuk pihet u trumbetua nga kryeministri Rama si një investim i madh dhe sikurse ndodh rëndom e inaguroi në prag të fushatës elektorale. Me shumë batuta të kripura si ato të “Duçes” ku qeshën të gjithë, Rama piu nga ai ujë, por direkt nga depo. Asgjë nuk e gjeti, përkundrazi iu bë shëndet e propagandë.

Banorët nuk duhet të ankohen se nuk ka ujë, pasi ujë ka, profesionistë të pushtetit lokal dhe qëndror gjithashtu ka, por një gjë e madhe luhet në këtë mes. Kruja e Bushit, e Rrajës dhe e Ramës ka qindra qytetarë që dergjen në spitale, por për fat të mirë as Bushi kryabashkiak, as deputeti i zonës nuk janë prekur. Disa patronazhistë kanë shfaqur shenja helmimi, por nuk ndihen, në raste të tilla ia bëjnë hallall partisë. Vertetë ai ujësjellës u bë shkil e shko, paçka se thithi dhjetra milionë euro, por edhe nga qeveria u ndoq një strategji e gabuar. E publikoi këtë arritje të madhe në ndërtimin e dy depove të ujësjellësit dhe i siguruar ujë të pijshëm banorëve për 24 orë.

Për situatën mjaft të rëndë reagoi edhe kreu i shtetit Ilir Meta. “Mbështes dhe përgëzoj ekipet mjekësore për kujdesin dhe profesionalizimin e dëshmuar deri më tani dhe i nxis shërbimet shëndetësore epidemiologjike dhe ato të mjekësisë ligjore të zbardhin sa më parë burim shkakun dhe shkaktarët dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të rëndë, që përbën një kërcënim serioz për jetët njerëzore dhe Sigurinë Kombëtare”, tha ai.

Lexo edhe:

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

Por diçka ka ndodhur. Po sikur agjenturat e huaja dashakeqe që nisin nga Lindja e mund të përfundojnë në Azi të jenë infiltruar si “punëtorë komunaleje” në ujësjellës kanalizimet e Krujës dhe gjatë natës të kenë çarë tubat e ujit të pijshëm të bekuar nga Rama duke i shkatisur me ujërat e zeza?

Edhe kjo nuk duhet përjashtuar. Duket një dorë e errët që po sulmon arritjet e kësaj qeverie, sidomos kur jemi pesë muaj para lëshimit të satelitit në orbitë. Për shkak të fuqisë që kemi si shtet, rritjes së madhe ekonomike sikurse e pohoi nënkryeministri Arben Ahmetaj e mbi të gjitha kur po kapim edhe orbitën me satelitët tanë nuk shihemi me sy të mirë nga armiqtë e jashtëm, e madje edhe ata të brendshëm të kamufluar si opozitarë.
Sikur të kishim satelitin në punë nuk do të ndodhte helmimi i banorëve. E para do e kapte që në ajër ku ishin çarë tubat dhe të lajmoronin menjëherë qendrën. Helikopterët do të ngriheshin në ajër për të ndërhyrë, avionët e vegjël për pak kohë do linin për më vonë ngarkesat e drogës dhe do ndihmonin qeverinë. Duhet edhe pak durim. Pesë muaj janë dhe do të shpëtojmë nga këto vogëlsira me ndotje uji, dhe djegie plehrash.

Etiketa: Edi Ramaujesjellesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

15:23 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025
AKTUALITET

Washington Examiner: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqipëri

11:45 : 10/10/2025
AKTUALITET

Celibashi i pret hovin Ramës: Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor

10:56 : 10/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës drejt shtetëzimit

21:23 : 09/10/2025
Para
Getty

Britney Spears tregon detaje të reja për familjen: Nuk mund ta imagjinoni sa më kanë lënduar

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com