• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Polici “që kishte fiksim shoferen” dhe patronazhistët

13:16 : 23/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) njoftoi pak ditë më parë arrestimin, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, të tre punonjësve të Policisë, të dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “ndërhyrje në rrjetet kompjuterike”.

Fabula është fare e thjeshtë dhe e rëndomtë. Një polic 29-vjeçar, kishte parë një vajzë të këndshme në një lavazh dhe i kërkon kolegut të tij të kërkonte në sistemin e targave për të dhënat e saj, emrin, numrin e telefonit.

Qëllimi, natyrisht, për ta kontaktuar, pasi “i kishte mbetur fiksim bukuria e saj”.

Kolegu dy komunikon me kolegen tre, e cila kishte akses në bazën e të dhënave, i gjen informacionet dhe, sërish nëpërmjet Kolegut 2, ia dërgon “policit të dashuruar”.

Lexo edhe:

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

Mesazhi i ambasadorit gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent

Para se të urdhëronte ndalimet, Prokuroria ka marrë një Opinion edhe nga Komisioneri për të Dhënat Personale, i cili, në kuptim të ligjit, ka konstatuar se veprimet e policëve përbëjnë shkelje të informacionit vetjak.

Të gjitha këto veprime u kushtuan lirinë për disa orë dhe përballjen e mëtejshme me drejtësinë.

Paralel me këtë situatë të rëndomtë, publiku mësoi disa muaj më parë për një rrjedhje gjigande dhe të organizuar të të dhënave personale të rreth 900 mijë qytetarëve të Tiranës.

“Patronazhistët”, një rrjet militantësh të Partisë Socialiste në pushtet, kanë ndërtuar një sistem të dhënash për banorët e kryeqytetit, ku gjenden gjeneralitetet, numrat personalë e të telefonit, adresat e punësimit dhe, mbi të gjitha, edhe bindjet partiake apo nevojat e tyre, të cilat mund të plotësoheshin në këmbim të votës.

Prokuroria Speciale, SPAK, nisi një hetim të menjëhershëm për skandalin e “patronazhistëve”. Por, fokusi nuk ishte aspak tek burimi i rrjedhjes së informacionit.

Jo. Prokurorët e SPAK-ut e vendosën objektivin tek publikuesit e skandalit, tek kolegët e redaksisë së “Lapsi.al”.

Në dosjen hetimore të SPAK-ut, thuhet, ndër të tjera, se patronazhistët nuk kanë kryer vepër penale, pasi ata nuk i kanë publikuar.

Në këtë mënyrë, SPAK-istët kanë lënë të kuptohet se përgjegjësia për publikimin e të dhënave personale mbetet tek gazetarët.

Për SPAK-un, nuk duket se ka asnjë shkelje, megjithëse provohet katërcipërisht se të dhënat në duart e militantëve “patronazhistë”, janë ato që gjenden në bazat e të dhënave të institucioneve shtetërore.

Nuk rezulton të ketë asnjë hetim se përse, gjeneralitetet, vendet e punës, bindjet politike, nevojat e qytetarëve, aplikimet që ata kanë bërë për legalizim, leje ndërtimi, pensione të parakohshëm, ndihmë sociale, ilaçe për të sëmurët, e të tjerë e të tjerë, gjendën në duart e një armate partiake, ndërkohë që duhet të mbroheshin me ligj nga institucionet shtetërore që përpunojnë të dhënat.

Ai polici që “kishte fiksim shoferen”, ka kryer shkelje të ligjit për të dhënat personale, i verbuar nga bukuria e vajzës.

Ndërsa “patronazhistët” që jo vetëm kanë abuzuar, por i kanë përdorur këto të dhëna për të siguruar pushtet politik, nuk kanë asnjë përgjegjësi.

Titullarët e atyre zyrave, të cilët përpunojnë të dhënat dhe që i kanë përcjellë në data-bazën partiake të patronazhistëve, gjithashtu nuk kanë asnjë përgjegjësi.

Përgjegjësi ka “polici i dashuruar” dhe gazetarët që i dhanë zë skandalit të patronazhistëve.

Etiketa: patronazhistepolicespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK refuzon të hetojë Maznikun, dosjen e tenderit 471 mln lekë ia kthen sërish prokurorisë Tiranë

18:08 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mesazhi i ambasadorit gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent

17:43 : 17/09/2025
AKTUALITET

Përplasje e brendshme në KLP për zgjedhjen e kreut të SPAK, ndërhyjnë ndërkombëtarët

13:11 : 17/09/2025
AKTUALITET

KLP çel garën për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për të paraqitur dokumentacionin

10:20 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mandati i Dumanit drejt përfundimit, KLP hap sot garën për kreun e ri të SPAK

09:37 : 17/09/2025
AKTUALITET

Kokaina nga Paraguaji në Hamburg, milionat groposen në Shqipëri/ Përgjimet e “lordëve të drogës” Çela-Çopja

21:49 : 16/09/2025
Para

Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën shoferi shqiptar, plagoset një tjetër

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com