Atdhe Xharavina, i ftuar në emsionin “D-night”, sqaroi se mes tij dhe Bora Zemanit nuk ka asgjë, madje as një marrëdhënie miqësie, por thjesht nje raport ku në mes është respekti.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka treguar se ka qenë ai që e ka hequr moderatoren nga Instagrami pasi ashtu e pa më të arsyeshme.
Pjesë nga intervista:
Dajana: Janë thashetheme që ke pasur një marrëdhënie me Bora Zemanin. Po apo jo ?
Atdheu: Jo, nuk është e vërtetë.
Dajana: Thjesht një marrëdhënie miqësore ?
Atdheu: S’është as marrëdhënie miqësore, s’është se kemi krijuar shoqëri aty. Kam respekt, kur rastisim flasim. Si je, a je mirë?
Dajana: Keni pasur ndonjë konflikt që jeni larguar? Jeni hequr nga rrjetet sociale.
Atdheu: E vërteta është që e hoqa unë, e hoqa dhe veten nga ajo, hoqa dhe atë për ti mbyll këto njëherë e mirë.
Dajana: E kuptoj!
Atdheu: Jo për ndonjë gjë tjetër, e hoqa unë vendosa ashtu, e pash më të arsyeshme. Të flasin dhe 2-3 herë të mbyllet si muhabet. Me siguri është lodhur dhe ajo, por jam lodhur dhe unë.