Lëkundjet e një prej vullkaneve më aktivë në Japoni kanë nxjerr në pah një faqe të rëndësishme të historisë bashkëkohore, prej dekadash e fundosur në ujërat e një ishulli të humbur.
Bëhet fjalë për Iwo Jima, ishullin në mes të Oqeanit Paqësor i njohur për një nga betejat më të ashpra dhe gjakderdhëse të luftës së dytë botërore, ku në terrenin vullkanik të ishullit u përballën për 5 javë ushtritë amerikane dhe ato të ushtrisë perandorake japoneze, që aty kishin ndërtuar një bazë ajrore të fortifikuar nga e cila niseshin në misione kamikazët, dhe mbronte nga sulmet ajrore amerikane ishujt kryesorë.
Rreth 40 mijë ushtarë të ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë humbën jetën në atë betejë, e fituar nga amerikanët që kishin përparësi të dukshme ushtarake. Ishulli ka marrë famë vitet e fundit edhe për filmin e Clint Eastwood “Letters from Iwo Jima”.
Dhjetëra mjete transportuese nga të dy ushtritë u fundosën gjatë betejës, dhe për dekada u fundosën në det. Por aktiviteti sizmik i viteve të fundit i vullkanit Suribachi ka ndryshuar strukturën e atyre brigjeve, duke evidentuar anijet që si fantazma duket sikur janë aty për t’i treguar njerëzimit tragjedinë e luftës.