• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimet/ Shpallet në kërkim shqiptari, drejtuesi i grupit të dr*gës në Norvegji

13:48 : 20/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Një shqiptar me iniciale F.P., i cilësuar si drejtuesi i një grupi që merrej me trafik droge në Norvegji, është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Burime zyrtare nga SPAK konfirmuan këtë të Mërkurë se ndaj tij është caktuar masa e arrestit me burg në mungesë.

Prokuroria e Posaçme bën me dije se, “i hetuari F.P. ka arritur gjithashtu që të krijojë një rrjet shpërndarësish të lëndëve narkotike (kryesisht kokainë dhe mariuhanë) në përbërje të të cilit janë shtetas shqiptarë, por edhe persona me shtetësi jo shqiptare”. 

Për të njëjtin hetim, është ndaluar një shtetase me iniciale A.A.

Ndërkohë, autoritetet në Norvegji kanë arrestuar disa persona të dyshuar si pjesëtarë të grupit.

Lexo edhe:

Dosja u dërgua në gjyq/ Avokatët e Veliajt: Proces i montuar me shkelje, do i çmontojmë akuzat

SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK

Hetimet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron se: në datën 20.12.2019 ka regjistruar procedimin penal nr.132 të vitit 2019, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky procedim penal u regjistrua mbi bazën e informacioneve dhe akteve të dërguara nga Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze. Rezultatet e arritura gjatë hetimeve të këtij procedimi penal janë produkt i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze.

Nga hetimet e kryera u grumbulluan të dhëna se:

Shtetasi shqiptar F.P. ka krijuar dhe drejtuar një grup të strukturuar kriminal i cili bënte të mundur që të dërgonte sasi të ndryshme me lëndë narkotike (kokainë dhe mariuhanë) në Norvegji, sasi këto që shiteshin nga përfaqësuesit e tij në këtë shtet. I hetuari F.P. ka arritur gjithashtu që të krijojë një rrjet shpërndarësish të lëndëve narkotike (kryesisht kokainë dhe mariuhana) në përbërje të të cilit janë shtetas shqiptarë, por edhe persona me shtetësi jo shqiptare. Të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike dërgoheshin tek shtetasi nën hetim F. P. dhe referentët e tjerë të tij me anë të agjencive të transferimit të parave apo edhe cash.

Masat

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.81 datë 16.10.2021 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues të “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit F.P., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Caktimin ndaj të hetuarës A.A. të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, si e dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu, dhe Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze kanë caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, ndaj disa personave të cilët dyshohen se janë pjesë e të njëjtit grup të strukturuar kriminal.

Në datën 20.10.2021, në dakortësi me Autoritetet Gjyqësore “Norvegjeze dhe në të njëjtën orë, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurimit ndaj shtetases A.A., ndërsa është proceduar me nxjerrjen e një urdhër kërkimi ndërkombëtar për shtetasin F.P. Ndërkohë edhe autoritetet gjyqësore norvegjeze kanë proceduar me ekzekutimin e masave të sigurimit dhe ushtrimin e kontrolleve në territorin e tyre”, njofton SPAK.

Etiketa: spak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja u dërgua në gjyq/ Avokatët e Veliajt: Proces i montuar me shkelje, do i çmontojmë akuzat

19:26 : 10/09/2025
AKTUALITET

SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK

17:23 : 10/09/2025
AKTUALITET

Zyrtarisht e pandehur nga SPAK/ Si Klotilda Bushka i bëri presion dëshmitares në zyrën e Ballancës

17:21 : 10/09/2025
AKTUALITET

SPAK zbardh akuzat për avokatin Besart Logu: Premtoi ndikimin te prokurorët dhe gjyqtari

17:16 : 10/09/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Nga Mirton Lika, te Fusha, Gent Sula e Bektashi, kush janë 7 biznesmenët e pandehur

16:59 : 10/09/2025
AKTUALITET

SPAK dërgon dosjen për gjykim/ 13 akuza për Erion Veliajn, merret e pandehur edhe Klotilda Bushka

15:47 : 10/09/2025
Para

Basha: Nëse s´do kishte masakër zgjedhore më 25 prill, PD do kishte 94 mandate

TË GJITHA

“I priste në zyrë”/ Këlliçi: Miqve të Ramës në Sinaloa iu sekuestruan miliona dhe 7 tonë kokainë

20:55 : 10/09/2025

Makina përplas çiftin e të moshuarve te vijat e bardha në Fier

20:43 : 10/09/2025

Mark Zuckerberg: Jemi në fund të epokës së telefonave

20:38 : 10/09/2025

E papritur! Arrestohet ylli i serialit ‘Breaking Bad’

20:26 : 10/09/2025

FIFA përditëson renditjen, njihuni me pozicionin e ri të Shqipërisë dhe Kosovës

20:18 : 10/09/2025

“Kurbani” i mandatit të radhës

20:17 : 10/09/2025

E rëndë në Durrës, mbytet në det 16-vjeçari

20:04 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com