• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjykata e Posaçme mbyll dyert për gazetarët me pretekstin e masave anti-COVID

18:04 : 18/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetarët e kronikës protestuan të hënën ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme për t’i zhvilluar seancat me dyer të mbyllura –një vendim që cenon informimin cilësor dhe të paanshëm të publikut.

Gazetarët e kronikës protestuan të hënën kundër ‘bunkerizimit’ të Gjykatës së Posaçme të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi kjo e fundit nuk i lejoi ata të ndiqnin seancën gjyqësore të radhës me preteksin e një Akti Normativ të qeverisë për masat anti-COVID, që mbetet në fuqi prej marsit 2020.

Sipas gazetarit të A2 CNN, Armand Bajrami, vendimi për mbylljen e seancave gjyqësore për gazetarët është i pakuptimtë, në një kohë kur stadiumet janë të mbushura me tifozë.

“Gazetarët nuk u lejuan të ndjekin një seancë gjyqësore publike me arsyetimin e masave COVID, edhe pse ne ishim 5 gazetarë, të gjithë të vaksinuar,” tha Bajrami për BIRN.

Ndërsa shumë prej masave për parandalimin e pandemisë janë lehtësuar që prej pranverës së vitit të kaluar, akti normativ që përcakton mbylljen e seancave gjyqësore për mediat dhe publikun vazhdon të mbahet në fuqi.

Lexo edhe:

Pas SPAK-ut dhe Gardës, firma “AlbaScan” fiton tender edhe nga Gjykata e Posaçme

Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të KPP-së

Prej majit të këtij viti, gazetarët e kronikës e kanë kundërshtuar atë përmes ankesave zyrtare në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku kanë kërkuar që të lejohen të jenë të pranishëm në sallë.

Sipas një letërkëmbimi që BIRN e disponon, në proces është përfshirë edhe gjyqtarja për mediat, Saida Dollani, e cila pas një takimi me zv.kryetaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, ka shprehur angazhimin për lejimin e mediave në sallë.

“…Drejtuesja e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, në kuadër të menaxhimit të përgjithshëm gjyqësor, u angazhua në marrjen e masave për të mundësuar marrjen e lajmit drejtëpërdrejt nga gazetarët në sallat e gjykimit, duke u respektuar rregullat e sigurisë së shëndetit..,” shkruan Dollani në njërin prej emaileve.

Megjithatë, Gjykata e Posaçme nuk i është përmbajtur angazhimit për transparencë, duke ua vështirësuar punën gazetarëve.

“Puna jonë është bërë shumë e vështirë që nga nisja e pandemisë, ne nuk marrim dot informacion për seanca që janë publike,” tha Glidona Daci, gazetare e Klan News.

Sipas gazetarit të Fax News, Elvis Myrto, gjykata ndjek standarde të dyfishta dhe e përdor si pretekst aktin normativ anti-Covid.

“Gjykata e Posaçme na ka lejuar të ndjekim çështje që u ka interesuar atyre, siç ishte gjyqi për ish-prokurorin Adriatik Llalla, ku jemi futur 30 veta në një sallë, ndërsa nuk na lejon për çështjet e tjera me justifikimin e aktit normativ,” tha ai.

Gazetarët ngrenë shqetësimin se mbyllja e dyerve nga gjykata cënon punën e tyre dhe informimin e drejtë dhe të paanshëm të publikut.

“Kjo cënon në thelb cilësinë e raportimeve dhe informimin e drejtë dhe të paanshëm të publikut, pasi në seancat me dyer të mbyllura mund të ndodhin një sërë situatash, publikimi i të cilave nuk është në interes të asnjërës prej palëve në gjykim,”përfundoi Bajrami. /BIRN/

Etiketa: gazetaretGJKKOprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas SPAK-ut dhe Gardës, firma “AlbaScan” fiton tender edhe nga Gjykata e Posaçme

19:56 : 05/07/2025
AKTUALITET

Lihen në fuqi masat e sigurisë ndaj kreut të KPP-së

12:52 : 04/07/2025
AKTUALITET

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO

10:25 : 04/07/2025
AKTUALITET

Jona Bejko e “5D”-së dëshmon për hotelin në Durrës, ankohet për bisedat e nxjerra me Lali Eri

13:30 : 03/07/2025
AKTUALITET

Afera “5D”/ Dëshmitari: Si Alfred Qato më mori nga furra e bukës dhe më bëri “pronar” të “Vas konstruksion”

13:01 : 03/07/2025
RAJONI

“Grurin tonë s’e duan”: Fermerët kosovarë thonë se Serbia mbush tregun me grurë të vjetër

19:15 : 02/07/2025
Para

Nuk po e zëvendëson askush, rikthim i bujshëm te Partizani në merkaton e janarit?

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com