• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumentat/ Tenderi që prangosi Thoma Gëllçin

22:07 : 08/10/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit-SPAK-njoftoi mbrëmjen e kësaj të Premteje (08.10.2021) arrestimin e ish-drejtorit të përgjithshëm të Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi, si edhe tre persona të tjerë, nën dyshimet për shpërdorim detyre në zhvillimin e një tenderi me vlerë mbi 800 milionë lekë të vjetra, të zhvilluar në vitin 2018.

“Boldnews.al” ka arritur të sigurojë të dhënat mbi tenderin që rezultoi me prangosjen e drejtorit jetëgjatë të eminentit mediatik publik.

Në Tetor 2018, Radio Televizioni Shqiptar publikoi njoftimin për tenderin “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit 86.9 milionë lekë të reja.

Lexo edhe:

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen penale ndaj Thoma Gëllçit

Avokati i Popullit dhe enigma e një zgjedhjeje të pashpjeguar

Sipas të dhënave zyrtare, rezultatet e tenderit janë bërë publike në ditën e fundit të vitit 2018, pikërisht në datën 31 Dhjetor.

Në tender rezulton të kenë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë. Konkretisht;

– “TBS-96”, e cila ka paraqitur ofertën ekonomike me vlerë 84.963.000 lekë, dhe;

– “Eurokontakt”, e cila ka paraqitur ofertë ekonomike me vlerë 65.462.720 lekë.

Duket qartë se diferenca mes ofertave të dy operatorëve është rreth 200 milionë lekë të vjetra.

Megjithatë, në përfundim, autoriteti prokurorues, pra Televizioni Publik Shqiptar ka shpallur fitues kompaninë ‘TBS” shpk, e cila ka paraqitur ofertën më të lartë.

Çështja e “blerjes së aparaturave për kanalin Agro-TVSH” është përmendur edhe në Raportin Vjetor të Televizionit Publik Shqiptar për vitin 2018, të dorëzuar në Parlament.

Dhe, duket se ka pasur një problematikë që në atë kohë.

Në atë raport, citohet: “Investimi për blerje pajisje RTSH Agro, në fakt, ishte parashikuar të realizohej nga financimi buxhetor, por në fund të vit 2018 RTSH me akt normav i hiqet vlera e invesmeve. Kjo vlerë detyrimi është njohur nga Ministria e Financave dhe mbetet të zgjidhet situata e shtesës së këtij fondi gjatë periudhës në vijim”.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, ende nuk janë bërë të qarta shkeljet konkrete dhe përgjegjësitë e personave të arrestuar.

Ajo që dihet deri më tani është fakti që Thoma Gëllçi dhe personat e tjerë janë prangosur, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka vlerësuar të mjaftueshme provat e deritanishme të SPAK-ut, i cili dyshon se këta shtetas kanë kryer veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Etiketa: Thoma Gëllçi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen penale ndaj Thoma Gëllçit

17:07 : 23/04/2026
AKTUALITET

Avokati i Popullit dhe enigma e një zgjedhjeje të pashpjeguar

08:57 : 18/12/2025
AKTUALITET

Berisha për Dumanin: Mashtroi për rastin e Thoma Gëllçit!

10:38 : 04/08/2025
AKTUALITET

Thoma Gëllçi u godit se Rama donte të shkrinte RTSH-në

19:33 : 26/02/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO-së lë fuqi vendimin për ish-Drejtorin e RTSH-së, Gëllçi ka lënë qelinë

12:46 : 07/12/2022
AKTUALITET

Lirohet nga burgu ish-drejtori RTSH-së, Thoma Gëllçi

10:48 : 30/08/2022
Para

A do jetë kryeministër i Shqipërisë dhe Kosovës? Ja si përgjigjet kreu i qeverisë Edi Rama

TË GJITHA

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026

Gjermania refuzon kërkesën e BE: Kontrollet në kufijtë e brendshëm mbeten të nevojshme

21:41 : 04/06/2026

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, 47-vjeçari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve

21:35 : 04/06/2026

Kuvend/ Miratohen me votat e mazhorancës 2 projektligje

21:27 : 04/06/2026

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom