• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Krenar që përfaqësoj Shqipërinë”, rrëfehet Berat Gjimshiti: Jemi gati për Hungarinë, ja objektivat e kombëtares

18:48 : 05/10/2021
në SPORT

Berat Gjimshiti ëndërron që një ditë të luajë me Shqipërinë në një Kampionat Botëror. “Është kulmi me Kombëtaren”, pohon ai në një intervistë për “Sport News” të moderatores Enxhi Biba në “News 24”. Lideri i prapavijës kuqezi, ka treguar ambiciet e tij me fanellën kuqezi, duelet që e presin në rrugëtimin për t’i bërë realitet ato dhe hapat e radhës në karrierën e tij ku tashmë është një nga emrat e afirmuar në Serinë A.

A beson te kualifikimi në Botëror – “E besoj të them të drejtën, po. Është një ëndërr. Që kam qenë besnik, nuk e di a është fjala e duhur, por kombëtarja për mua ka qenë gjithmonë diçka e veçantë, ka qenë gjithmonë diçka e bukur, kem ardhur me dëshirë. Ëndrra vazhdon për ta realizuar, po ta shohim këto dy ndeshje e të shohim për të ardhmen”.

Çfarë personifikon ftesa në Kombëtare – “Fjala e parë që më vjen tani në mend është krenaria. Besoj gjithmonë që të jesh dhe të marrësh ftesën e kombëtares është krenaria se përfaqëson një shtet të madh, si edhe gjuhën që flet në shtëpi dhe ajo të bën të lumtur”.

A është gati Shqipëria – “Besoj që jemi gati, në ndeshjet e fundit besoj që kemi kaluar mirë. Edhe atë që kemi humbur me Poloninë, siç kam thënë edhe më parë, kemi bërë ndeshje të mirë, por na penalizuan gabimet. Prej asaj kohe jemi rritur si ekip, kemi lojtarë me cilësi, të rinj dhe me eksperiencë. Besoj se është miks i mirë dhe besoj që i kemi mundësitë”.

Më e vështirë Hungaria apo Polonia? – “Çdo ndeshje ka vështirësinë e vet. Edhe nëse luan kundër San Marinos është një vështirësi e ndryshme. Besoj se ndeshja e parë është me Hungarinë dhe mendojmë atë, pastaj mendjen te Polonia. Por tani kemi 5 ditë të përgatitim këtë ndeshje dhe ta kalojmë sa më mirë”.

Lexo edhe:

Projektligji për barazinë gjinore, 911 milionë lekë kosto në një dekadë

FIFA përditëson renditjen, njihuni me pozicionin e ri të Shqipërisë dhe Kosovës

Reja vendosi objektiv 4 pikët – “Është e vështirë të them, unë personalisht si lojtar gjithmonë hyj në fushë për të fituar ndeshjen. Përballë çdo skuadre që luaj, mendoj tre pikët dhe të shohim në fund çfarë do të marrim:.

Ndalimi i Levandovskit – “E pamundur nuk është asgjë në jetë, por nuk është vetëm Gjimshiti që duhet të ndalë Levandovskin, është i gjithë ekipi që duhet të ndalë Poloninë. Ka shumë lojtarë të mirë, një që admiroj është Zielinski që e pëlqej shumë dhe që nuk ishte në ndeshjen e parë e kthehet, Duhet ta kemi kujdes”.

Humbja në ndeshjen e parë ndaj Polonisë – “Besoj që plani edhe në ndeshjen e parë nuk ishte i keq, e filluam shumë mirë. Kemi bërë dy gabime, goditje standarde që pësuam gol. Kur je 2-0 është e vështirë të luash me një ekip si Polonia e ta kthesh rezultatin. E rëndësishme do të jetë përqendrimi sidomos në goditjet standarde që të mos pësojmë gol”.

Pritshmëria e lartë nga mbrojtja – “Presim shumë nga gjithë ekipi, jo vetëm nga mbrojtja se luhet me 11 lojtarë, janë gabime individuale si quhen në futboll që penalizojnë në ndeshje të rëndësishme. Nuk besoj është vetëm mbrojtja apo sulmi, gjithë ekipi duhet të japë maksimumin, të gjithë të sulmojmë e mbrojmë bashkë”.

Alternativat e shumta në prapavijë – ‘Sigurisht që presioni është një gjë e mirë në futboll dhe konkurrenca është e mirë se të jep mundësinë të japësh maksimumin gjithmonë që të jesh vendimtar në lojë dhe cilësinë ia kalon lojtarëve të tjerë. Është gjë e bukur. Nuk e di a quhet luks, por është e vështirë për trajnerin që të zgjedhë se kush të luajë”.

Mendimi për Rejan – “Unë nuk e di a e dinë shumë njerëz, por e kam pasur trajner kur shkova te Atalanta në fillim. Ai është me shumë eksperiencë e sukses në karrierë, është trajner që në radhë të parë është njeri i mirë që di të përfaqësojë ekipin, ta organizojë, të bëjë ekip që njëri-tjetri të shkojë mirë. Pastaj taktika është gjë tjetër, por besoj se me të po bëjmë shumë mirë”.

Afrimi i të rinjve në Kombëtare – “Në Kombëtare duhet të marrësh atë që ke dhe të përdorësh atë që ke. Për moshën, ka të rinj që kanë 10 vite para në kombëtare, duhet të rrisim me sa më shumë sukses edhe kombëtaren. Kur isha më i ri ishin ëndrrat që të rrisim kombëtaren e ta bëjmë më të famshme. Jam pak i vjetër tani, 28, por jam ende i ri”.

Ëndrra në sirtar dhe shiriti – “Ëndrra besoj se është pjesëmarrja në Botëror. Sigurisht maja me Kombëtaren, është një gjë shumë e bukur. Për kapiten nuk e kam mendjen aty, kushdo që futet në fushë duhet ta ketë brenda të jetë lider, jo kapiten”.

Atalanta dhe e ardhmja – “Të them të drejtën jam shumë i lumtur për momentin e besoj se kemi bërë një rritje si ekip. Kemi bërë në çdo vit një hap më të lart dhe nëse ke gjërat që do të përmirësosh gjithmonë, motivimi të mbetet. Kur nuk ke motivim ndoshta mendon të ndryshosh, por nuk jam në atë moment për t’u larguar”.

Një trofe me Atalantën – “Na e pyesin edhe shumë shpesh në Itali atë pyetje, por besoj është ajo që mungon te Atalanta se dihet që kemi bërë hapa para. Është hera e tretë radhazi në Champions dhe ajo që na mungon është një trofe. Nuk është e lehtë, kemi qenë dy herë në finalen e Kupës, humbëm të dy herët, ndoshta është e treta e vërteta”.

Përballja me Milanin dhe lufta për titull – “Ndeshja filloi shumë keq për ne, me golin pas 30 sekondash. Pastaj kundër një skuadre si Milani që po luan shumë mirë, ekip i fortë, besoj se është e vështirë. Pas gabimit te goli i dytë, 2-0 ishte e vështirë t’i merrje pikë. Në këtë moment kanë ekip të fortë me vetëbesim e cilësi. Ekipet në Itali për titull mbeten po ato: Juventusi, Interi, Milani,… edhe Napoli po bën ekip shumë të mirë. Nuk e di kush fiton, por besoj do të mbetet interesante si luftë deri në fund”.

Duelet ndaj Mançester Junajtid në Champions – “Çdo ndeshje ka të vetën, sigurisht që kur luaj në Ligën e Kampioneve është përgatitja më vete, sepse motivimi është aq i lartë në këto ndeshje. Përballjet si kjo me Mançester Junajtid sigurisht ka për të qenë e bukur, sidomos se në Angli është 100% kapacitet i lejuar në stadiume dhe do jenë 80 mijë tifozë. Ndaj do të jetë një ndeshje shumë e bukur”.

Etiketa: Berat GjimshitiBoldnewsShqiperia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Projektligji për barazinë gjinore, 911 milionë lekë kosto në një dekadë

15:21 : 12/09/2025
SPORT

FIFA përditëson renditjen, njihuni me pozicionin e ri të Shqipërisë dhe Kosovës

20:18 : 10/09/2025
AKTUALITET

Begaj dënon shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia: Të shmanget përshkallëzimi

19:33 : 10/09/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Nga Mirton Lika, te Fusha, Gent Sula e Bektashi, kush janë 7 biznesmenët e pandehur

16:59 : 10/09/2025
SPORT

Në Beograd u shfaq harta e Kosovës me flamurin serb, a do t’a mbyllë UEFA stadiumin ndaj Shqipërisë?

16:58 : 10/09/2025
AKTUALITET

Shqiptarët të fundit në Europë për aftësitë bazë për informacionin dixhital

08:25 : 10/09/2025
Para

E frikshme/ OKB paralajmëron një tjetër krizë: 5 miliardë persona nuk do të kenë ujë

TË GJITHA

Horoskopi, 14 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 13/09/2025

Kryeministri izraelit: Eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do të çojë fundin e luftës në Gaza

22:48 : 13/09/2025

Evropa përballet me sfida të mëdha për t’i luftuar kërcënimet nga dronët rusë

22:37 : 13/09/2025

“E dua të mbyllur sot”, Xhaçka urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë tu jepen oligarkëve (Video)

22:18 : 13/09/2025

Pjeshkët e kontaminuara, ish-ministri Panariti: Mund të jenë konsumuar dhe nga shqiptarët

22:05 : 13/09/2025

Sinani i ‘Lasgushit’ dhe ‘Ismailit’ që dhunon gazetarët

21:51 : 13/09/2025

Tritoli tek hoteli i Dakos, policia: U gjet në një vazo lulesh

21:30 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com